Bota

"Oh zot ata po thyejnë dritaret, është e tmerrshme", publikohet video e rrallë e Nancy Pelosit gjatë sulmit në Kapitol

Pamjet u publikuan gjatë një seance dëgjimore për trazirat e 6 janarit dhe u filmuan nga vajza e Pelosit, regjisorja e dokumentarëve Alexandra Pelosi.

14 Tetor 2022, 11:07 Nga d.a.
"Oh zot ata po thyejnë dritaret, është e tmerrshme",
Pelosi

SHBA- Një video e rrallë e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi duke folur në telefon dhe duke kërkuar më shumë ndihmë për t'u dërguar në Kapitolin e SHBA-së, ndërsa jashtë po bëheshin trazirat.

Sipas BBC, pamjet u publikuan gjatë një seance dëgjimore për trazirat e 6 janarit dhe u filmuan nga vajza e Pelosit, regjisorja e dokumentarëve Alexandra Pelosi. Ajo dëgjohet teksa flet me guvernatorin Ralph Northam të cilit i kërkon ndihmë për të shtuar forcat policore dhe ndërkohë që ndjek nga një ekran sulmet në capitol.

Oh zot, ata po thyejnë dritaret, po bëjnë çdo lloj gjëje, po thonë se dikush u qëllua, është e tmerrshme"- dëgjohet ti thotë Pelosi.

Në atë që ka të ngjarë të jetë seanca përfundimtare, komiteti votoi unanimisht për të urdhëruar ish-presidentin Donald Trump të dëshmojë.

Në 6 janar të 2021 SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive, pretendohet se është thirrur nga Donald Trump, në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

nancy pelosi sulmi ne kapitol donald trump ralph northam

Sondazh

Poll