Bota

Sot bëhet kurorëzimi i Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe Porfirije, në Patriarkanën e Pejës, policia merr masa

Menjëherë pas zgjedhjes së tij, në fillim të vitit të kaluar, ai u fronëzua në Kishën Katedrale në Beograd, kur mori të drejtat dhe detyrat që i takojnë si kryetar.

14 Tetor 2022, 10:10 Nga d.a.

Sot bëhet kurorëzimi i Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe

KOSOVË- Sot, në festën kishtare të Ndërmjetësimit të Shën Mërisë, Patriarku Porfirije do të kurorëzohet në Patriarkanën e Pejës, selia e lashtë e kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KPS).

Menjëherë pas zgjedhjes së tij, në fillim të vitit të kaluar, ai u fronëzua në Kishën Katedrale në Beograd, kur mori të drejtat dhe detyrat që i takojnë si kryetar. Është zakon që ai të kurorëzohet në Patriarkanën e Pejës, por kjo është shtyrë, siç thuhet nga Kisha Ortodokse Serbe, për shkak të masave epidemiologjike atje.

Në ceremoninë e kurorëzimit po marrin pjesë përfaqësuesit e Listës Serbe, mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, si dhe qytetarë serbë nga Kosova dhe shtetet e rajonit.

Gjatë ceremonisë në të cilën do të ngjitet në fron, Patriarku Porfir do të shërbejë liturgjinë me disa peshkopë, ky ceremonial vjen në një kohë kur Beogradi thekson se është nën presion të madh nga Perëndimi për të ndryshuar qëndrimin e tij ndaj Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se është përgatitur një plan operativ për garantimin e sigurisë gjatë aktit të kurorëzimit të patriarkut Porfirije. Ai shpjegoi se plani operativ ka hyrë në fuqi më 12 tetor dhe do të zgjasë deri në përfundimin e aktit të kurorëzimit.

Në fronëzimin e kreut të mëparshëm, Patriarkut Irinej, në Patriarkanën e Pejës mori pjesë edhe presidenti i atëhershëm i Serbisë, Boris Tadiç. Ndërkohë që kreut të ahstuquajturës zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç në qeverinë e Serbisë i është ndaluar hyrja në Kosovë për të marrë pjesë në këtë ceremoni.

Patriarku Porfir është patriarku i 46-të serb dhe kreu i 57-të i kishës serbe, sepse më parë ata ishin kryepeshkopë, duke filluar nga kryepeshkopi i parë, Shën Sava.

patriarku porfirije patriarkana e pejes fadil gashi petar petkoviç

Sondazh

Poll