Bota

Mbahet sot seanca për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, dalin para gjykatës tre të akuzuarit

Seanca e sotme duhej të mbahej më 6 shtator por u shty për sot nga gjykatësi Jordan Velkovski për shkak të mungesës së dy prej tre të akuzuarve.

14 Tetor 2022, 10:21 Nga d.a.
Mbahet sot seanca për zjarrin në spitalin modular të
spitali modular i Tetoves

MAQEDONIA E VERIUT- Në Gjykatën Themelore në Tetovë sot pritet të vijojë seanca e rradhës në procesin gjyqësor lidhur me zjarrin në spitalin modular të Tetovës.

Sipas mediave vendase, seanca e sotme duhej të mbahej më 6 shtator por u shty për sot nga gjykatësi Jordan Velkovski për shkak të mungesës së dy prej tre të akuzuarve. Në mesin e të pandehurve në seancën e parë, i pranishëm ishte drejtori i atëhershëm i Spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi, ndërsa mungonin drejtori ekonomik Artan Etemi dhe mjeku Boban Vuçevski.

Prokuroria Publike e Tetovës akuzoi dy drejtorët e Spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi për veprën penale të krimeve të rënda kundër sigurisë publike, mjekun Boban Vuçevski për veprën penale të mosveprimit sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë, ndërsa personi juridik ISHP Spitali klinik Tetovë për vepër penale të shkaktimit të rrezikut publik dhe mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë pandemisë.

Në tetor të vitit 2021, pas ekspertizës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokuroria informoi se zjarri në objektin modular është shkaktuar nga një kabllo vazhdues, që ishte djegur, në të cilin ishin vendosur një aparat defibrilator-reanimues, një karikues celulari dhe një pajisje tjetër.

Dy drejtorët e atëhershëm të spitalit të Tetovës dhanë dorëheqje, por mbetën në pozitat e tyre deri në ristrukturimin në Qeveri. Zjarri në spitalin modular të Covid-it ka ndodhur më 8 shtator 2021, ku 14 persona humbën jetën dhe disa të plagosur nga flakët e zjarrit, që për pak minuta e kishte shkrumbuar gjithë objektin.

Tragjedia e 8 shtatorit në spitalin e Tetovës u mori jetën 14 personave, 12 prej të cilëve ishin pacientë të prekur me COVID-19 që po trajtoheshin në këtë qendër dhe dy të tjerë familjarë të tyre. Spitali u dogj brenda pak minutash, sipas dëshmitarëve dhe shërbimeve zjarrfikëse.

spitali modular i tetoves jordan velkovski florin besimi artan etemi boban vuçevski

Sondazh

Poll