Bota

"I mora për kujtim", 26-vjeçarja e dehur vjedh shkronjat në memorialin e Adem Jasharit në Prekaz

Ngjarja është zbuluar ditën e djeshme dhe pas disa hetimeve u bë i mundur identifikimi i 26-vjeçares e cila u thirr në polici. Në dëshminë e saj e reja pohoi se ishte në gjendje të dehur dhe se shkronjat i mori për ti mbajtur si kujtim.

14 Tetor 2022, 09:29 Nga d.a.
"I mora për kujtim", 26-vjeçarja e dehur vjedh shkronjat
Varri i Adem Jasharit

KOSOVË- Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur dy ditë më parë në Prekaz të Poshtëm të Komunës së Skënderajt në Kosovë ku një 26-vjeçare ka dhunuar varrin e heroit Adem Jashari ku ka vjedhur shkronjat.

Sipas Sinjalit, ngjarja është zbuluar ditën e djeshme dhe pas disa hetimeve u bë i mundur identifikimi i 26-vjeçares e cila u thirr në polici. Në dëshminë e saj e reja pohoi se ishte në gjendje të dehur dhe se shkronjat i mori për ti mbajtur si kujtim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës’ dhe e njëjta është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kompleksi memorial ‘Adem Jashari’ ndodhet në Prekaz të Poshtëm të komunës së Skenderajt ku prehen trupat e 56 anëtarëve të familjes Jashari që humbën jetën në betejën e lavdishme të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 dhe është ndër vendet më të vizituara në Kosovë.

adem jashari policia e kosoves 26-vjeçarja vjedh varrin e adem jasharit

Sondazh

Poll