Aktualitet

3.7 mln € mashtrim, burg për grupin e ‘Besës’/ Sherr në gjykatë, drejtoresha: Isha në delir

22 Gusht 2019, 13:40 Nga DOSJA
3.7 mln € mashtrim, burg për grupin e ‘Besës’/ Sherr

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lenë sot në burg 7 punonjësit e arrestuar të fondacionit “Besa”, të cilët akuzohen se kanë përfituar përmes mashtrimit me kreditë, rreth 3.7 milionë euro.

Gjykata ka lënë në burg drejtoreshën, Albana Imami, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari dhe Orkida Driza, ndërsa në arrest shtëpie, Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso.

Sipas organit të akuzës, Imami bashkë me oficerët jepnin kredi, para të cilat i mbanin për vete. Ndërkohë që drejtoresha e arrestuar, e akuzuar si ideatorja e skemës, ka pranuar fajësinë por ka thënë se e ka bërë në një moment pavetëdije.

Ditën e djeshme, Policia e Shtetit, arrestoi 7 punonjës të “Besa” dhe drejtoreshën, Albana Imami.  Sipas skemës, Imami i mësonte vartësit të gjenin persona që donin kredi, dhe ata pa u paraqitur fare në zyra merrnin para. Në të vërtetë, ata merrnin vetëm 20-30 mijë lekë. Ndërkohë që në dokumentacion shënohej 1 deri në 1.5 milionë lekë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albana imami fondacioni besa mashtrimi me besa albana imami fondacioni besa mashtrimi me besa

Sondazh

Poll