Aktualitet

Ofendoi komshien e tij dhe më pas sulmoi policët, vihet në pranga 40-vjeçari shqiptar në Itali

40-vjeçari shqiptar, i cili jetonte prej vitesh në kompleks, kishte debatuar me fqinjën e tij dhe e kishte ofenduar, por nuk u ndal me kaq pasi me mbërritjen e policisë ai i ka sulmuar ato.

13 Tetor 2022, 09:21 Nga d.a.
Ofendoi komshien e tij dhe më pas sulmoi policët, vihet në pranga
Policia italiane

ITALI- Sherr jashtë kontrollit në një kompleks pallatesh ka agravuar deri në përfshirjen e policisë në Castenedolo të Italisë ku protagonist ka qenë një shtetas shqiptar.

Sipas mediave vendase, 40-vjeçari shqiptar, i cili jetonte prej vitesh në kompleks, kishte debatuar me fqinjën e tij dhe e kishte ofenduar, por nuk u ndal me kaq pasi me mbërritjen e policisë ai i ka sulmuar ato.

Gjithçka ndodhi të martën në mbrëmje në Castenedolo ku alarmi është ngritur nga një grua, viktimë e ngacmimit deri atëherë vetëm verbale të 40-vjeçarit. Me mbërritjen e ushtarakëve, ky i fundit u mbyll në shtëpi, për disa minuta nuk e hapi derën, duke refuzuar gjithashtu të jepte dëshminë e tij.

Kur më në fund karabinierët ia dolën ta bindin, 40-vjeçari humbi kontrollin dhe nisi me ofendime dhe sharje ndaj burrave të Armës, derisa ai madje ngriti duart duke e sulmuar njërin prej tyre. Pas këtij veprimi atij ju vunë prangat dhe u shoqërua në polici ku dhe u vendos në detyrim paraqijte për kundërshtimin e një zyrtari publik.

policia italiane arrestohet shqiptari ne itali shqiptari sulmon policine

Sondazh

Poll