Aktualitet

EMRI+VIDEO/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, arrestohet 47-vjeçari në Pogradec

47-vjeçari banues në fshatin Starovë të Pogradecit ishte dënuar nga Gjykata e Torinos, me 9 vjet e 10 muaj burg për trafikun e narkotikëve.

13 Tetor 2022, 09:21 Nga e.k
EMRI+VIDEO/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia
Foto ilustruese

POGRADEC- Taulant Agushi ka rënë në prangat e Policisë së Pogradecit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. 


47-vjeçari banues në fshatin Starovë të Pogradecit ishte dënuar nga Gjykata e Torinos, me 9 vjet e 10 muaj burg për trafikun e narkotikëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Agimi”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Interpol Tirana.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 47-vjeçar i dënuar me 9 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, nga strukturat e lartpërmendura, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Agimi”. Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Taulant Agushi, 47 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec. Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

pogradec policia e pogradecit taulant agushi

Sondazh

Poll