Aktualitet

Sekuestrohet granatë e kanabis në Tiranë, tre të arrestuar

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, M. H. iu gjet një sasi cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike. Ai bashkëpunonte me shtetasin I. A., për të shitur lëndë narkotike.

13 Tetor 2022, 08:49 Nga F.M
Sekuestrohet granatë e kanabis në Tiranë, tre të arrestuar
Foto Ilustruese

TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga, dy prej të cilëve akuzohen për shitje të këndës narkotike. Në njpftimin e Policisë së Tiranës, bëhet me dije se janë vënë në pranga M. H., 23 vjeç, D. A., 25 vjeç dhe I. A., 27 vjeç, të tre banues në Yzberisht. 

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, M. H. iu gjet një sasi cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike. Ai bashkëpunonte me shtetasin I. A., për të shitur lëndë narkotike. Ndërsa në banesën e D. A., është gjetur një granatë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi kanabis, një peshore elektronike dhe 2 aparate celulare.

Njoftimi i policisë: 

Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre bashkëpunëtorë në shitjen e lëndëve narkotike dhe një shtetas tjetër, pasi në banesën e tij u gjet një granatë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë kryer veprime hetimore në kuadër të operacionit "Compensation", nisur në vitin 2021. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

- M. H., 23 vjeç, D. A., 25 vjeç dhe I. A., 27 vjeç, të tre banues në Yzberisht.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, shtetasit M. H. iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi M. H. bashkëpunonte me shtetasin I. A., për të shitur lëndë narkotike. Në vijim të veprimeve, në kuadër të këtij operacioni, Policia ka ushtruar kontroll në banesës e shtetasit D. A., ku ka gjetur një granatë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe 2 aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

operacioni compensation policia e tiranes

Sondazh

Poll