Bota

Fjalimi i Ramës në KiE, Memli Krasniqi: Populli i Kosovës ju është mirënjohës

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shprehur mirënjohjen e populli të Kosovës për qëndrimin dinjitoz të kryeministrit Rama.

12 Tetor 2022, 19:47 Nga I.A
Fjalimi i Ramës në KiE, Memli Krasniqi: Populli i Kosovës ju
Memli Krasniqi

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka falënderuar kryeministrin, Edi Rama për fjalimin në Këshillin e Evropës lidhur me miratimin e Rezolutës së propozuar nga Shqipëria kundër Raportit Dick Marty. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shprehur mirënjohjen e populli të Kosovës për qëndrimin dinjitoz të kryeministrit Rama.

Postimi i Plotë:

Është fat i madh për Kosovën që në këtë periudhë sfiduese, Shqipëria ka një kryeministër si Edi Rama – i cili nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën, luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi. Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz dhe dashurinë e pakushtëzuar për Kosovën. Populli i Kosovës të është mirënjohës.

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë, për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t. Kreu i Qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t'i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë. Rama e cilësoi raportin si një lajm të rremë që u shndërrua në rezolutë dhe që po dëmton Kosovën. Por kërkesat e kryeministrit shqiptar shkaktuan debate në seancën plenare, ku disa prej të pranishmëve i cilësuan “akuza të pashembullta”.

memli krasniqi edi rama rama per dick marty 12 tetor 2022

Sondazh

Poll