Bota

Fjalimi i Ramës në KiE, Isa Mustafa: Mbrojti Kosovën, udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët

Me anë të një postimi në Facebook, Mustafa ka shkruar se sot, Edi Rama ishte zëdhënës me plot dinjitet i së vërtetës së Kosovës dhe luftës së saj për liri.

12 Tetor 2022, 19:40 Nga I.A
Fjalimi i Ramës në KiE, Isa Mustafa: Mbrojti Kosovën,
Isa Mustafa

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka përkrahur fjalimin e kryeministrit, Edi Rama në Këshillin e Evropës, duke deklaruar se ai ka thënë një të vërtetë të madhe. Me anë të një postimi në Facebook, Mustafa ka shkruar se sot, Edi Rama ishte zëdhënës me plot dinjitet i së vërtetës së Kosovës dhe luftës së saj për liri.

Postimi i Plotë:

Në Asamblenë e Këshillit të Evropës u tha një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë. Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre.

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë, për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t. Kreu i Qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t'i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë. Rama e cilësoi raportin si një lajm të rremë që u shndërrua në rezolutë dhe që po dëmton Kosovën. Por kërkesat e kryeministrit shqiptar shkaktuan debate në seancën plenare, ku disa prej të pranishmëve i cilësuan “akuza të pashembullta”.

isa mustafa edi rama rama per dick marty 12 tetor 2022

Sondazh

Poll