Bota

Rama në KiE/ Babai i Hashim Thaçit ndjek live fjalimin në Strasburg: Na përkrahu

Hoti i cili e ndoqi fjalimin e kreut të qeverisë shqiptare së bashku me babanë e Thaçit, u shpreh se shqiptarët nga Kosova, Ramën kanë vëlla.

12 Tetor 2022, 19:11 Nga A.B
Rama në KiE/ Babai i Hashim Thaçit ndjek live fjalimin në
Babai i Hashim Thacit

KOSOVË- Fjalimi i kryeministrit Edi Rama, në Këshillin e Europës në Strasburg, kundër raportit Dick Marty, është ndjekur nga babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. 'Euronews Albania' ishte në fshatin Burojë ku jeton babai i Hashim Thaçit, për të përcjellë emocionet e tij teksa ndjekë fjalën e Ramën në Këshillin e Europës. Në video ai shfaqet i qetë ndërsa e ndjek me vëmendje fjalën e kryeministrit shqiptar. Artan Hoti, bashkëluftëtar i Thaçit, në një intervistë për gazetarin e Euroneës Albania, Kosovë Gjoci, tregoi se si e pritën fjalimin e Ramës.

"Faleminderit prej tij që na përkrah,"-tha i ati i ish-presidentit. 

Hoti i cili e ndoqi fjalimin e kreut të qeverisë shqiptare së bashku me babanë e Thaçit, u shpreh se shqiptarët nga Kosova, Ramën kanë vëlla.

“Emocionet janë të jashtëzakonshme. Unë e falënderoj në emrin tim personal dhe në emrin e të gjithë ish-çlirimtarëve të fshatit Burojë Edi Rama. Kosovarët e kemi të gjithë vëlla Edi Ramën. Po mbështet gjithmonë ish-çlirimtarët e Kosovës. Nëse s’do ishte UÇK, Serbia nuk do ishte larguar që këtu. Nga fjalimi i Ramës, më shumë më bëri përshtypje se i tregoi ndërkombëtarëve se Dick Marty bëri një shpifje ndaj UÇK-së. Edhe sot në Kosovë nuk bëhen transplante organesh. E dinë Europa dhe bota që UÇK-ja nuk ka qenë terroriste. Presim dhe e dimë që janë të pafajshëm, na kanë marrë në qafë gënjeshtrat”- theksoi ai.

edi rama hashim thaci

Sondazh

Poll