Bota

Fjala e Ramës në KiE, deputeti serb: Na sulmoi, akuzat për trafikim organesh i quajti gënjeshtra

Po ashtu, Jovanoviç theksoi se Rama raportin e Dick Martit e quajtu gënjeshtër.

12 Tetor 2022, 19:18 Nga I.A
Fjala e Ramës në KiE, deputeti serb: Na sulmoi, akuzat për
Stefan Jovanoviç

SERBI- Deputeti serb Stefan Jovanoviç ka komentuar fjalimin e Kryeministrit shqiptar Edi Rama në asamblenë e Këshillit të Evropës ditën e sotme. Me anë të një postimi në Twitter, Jovanoviç ka deklaruar se fjalimi i Ramës ishte sulm për Serbinë. Po ashtu, Jovanoviç theksoi se Rama raportin e Dick Martit e quajtu gënjeshtër.

Postimi i Plotë: 

Në Këshillin e Evropës, Edi Rama ia kushtoi të gjithë fjalimin e tij sulmit ndaj Serbisë dhe avokimit për Kosovën. Ai po sulmon edhe raportin e Dick Martit për trafikimin e organeve të serbëve dhe shtëpinë e verdhë. U largova nga salla!

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë, për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t. Kreu i Qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t'i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë. Rama e cilësoi raportin si një lajm të rremë që u shndërrua në rezolutë dhe që po dëmton Kosovën. Por kërkesat e kryeministrit shqiptar shkaktuan debate në seancën plenare, ku disa prej të pranishmëve i cilësuan “akuza të pashembullta”.

stefan jovanoviç edi rama rama per dick marty 12 tetor 2022

Sondazh

Poll