KE i kërkon Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë! Varhelyi: Të jetë më serioze
Oliver Varhelyi BRUKSEL- Komisioni Europian ka kërkuar sot përmes prezantimit të raportit të Serbisë se ajo duhet t&e...
Ai u shpreh se mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveriatre për të dy vendet është një gur kilometrik i rëndëshëm në rrugën e anëtarësimit. Sa i përket investimeve Komisioneri për Zgjerim tha se në Ballkanin Perëndimor janë investuar 3.4 milard euro nga BE teksa shtoi se Unioni do t'i mbështesë vendet në përballimin e krizës energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerim i BE-së duke folur në një konferencë për mediat nga Brukseli pas paraqitjes së progres-raportit për Ballkanin Perëndimor u shpreh se vendi ynë dhe Maqerdonia e Veriut kanë bërë progres sa i përket rrugës drejt anëtarësimit në Union.
Ai u shpreh se mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveriatre për të dy vendet është një gur kilometrik i rëndëshëm në rrugën e anëtarësimit. Sa i përket investimeve Komisioneri për Zgjerim tha se në Ballkanin Perëndimor janë investuar 3.4 milard euro nga BE teksa shtoi se Unioni do t'i mbështesë vendet në përballimin e krizës energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Oliver Varhelyi: Prej vitesh po investojmë në Ballkanin Perëndimor. Jemi të vendosuur në prespektivën e Ballkanit Perëndimor. Sot po flasim për Ballkani Perëndimor dhe Turqisnë. Raportet tona sa i përket zgjerimit, guidës dhe pikave se ku duhet të shkojnë më shpejt dhe ku duhet bërë progres. Kemi bërë shumë në këtë progres-raport që të inkurajojmë Ballkanin Perëndimor. 3.4 miliard euro filluam ti bëninm investime në Ballkaknin Perëndimor që ulin problemet në rajon. Kriza energjetike vjen nga lufta në Ukrainë prandaj ne po mbështesim miqtë tani. Më lejoni tu jap një pasqyre të shkurtër për vende të ndryshme. U vendos një gur kilometrik me Konferebncën e Parë Ndërqeveritare. RMV ka bërë progres në luftën ndaj korrupsionit dhe të drejtat themelore. Shqipëria ka vijuar të bëjë progres sa i përket reformacve, si reforma në drejtësi dhe avancimi i procesit të veting-ut, ka bërë përpjekje sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar.
Sa i përket Koosvës dhe Serbisë, Varhelyi tha se dialogu duhet të vazhdojw teksa kërkoi angazhim maksimal nga liderët e dy vendeve. Ai shtoi se Serbia duhet të ndjekë politikën e jashtme të BE-së sa i përket sanksioneve ndaj Moskës.
Oliver Varhelyi: Kosova ka bërë hapa për shtetin e së drejtës dhe Komisioni i qëndron asaj të thënë në 2018-tes, kemi propozuar liberalizimin e vizave. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është urgjente. Ne do ta mbështesim këtë proces por duhet angazhim nga Prishtina dhe Beogradi. Serbia duhet të ndjekë linjën e politikës së jashtme të Bashkimit Europian sa i përket sanksioneve ndaj Moskës.
Ndërkohë Varhelyi shtoi se Turqia duhet të respektojë ligjet ndërkombëtare dhe të mos kërcënojë një vend anëtar të BE-së.
Oliver Varhelyi: Tensionet me bnjë vend anëtar u riktthyen sërish dhe ne shfqem shqetësime. Turqia duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar. Turqia është një vend i rëndësishëm kandidat.
Oliver Varhelyi BRUKSEL- Komisioni Europian ka kërkuar sot përmes prezantimit të raportit të Serbisë se ajo duhet t&e...
Oliver Varhelyi BRUKSEL- Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, thekson rëndësinë e procesit të vetting-ut n&eu...
Varhelyi FRANCË- Kosova, në këtë raport, vlerësohet për disa përparime që ka bërë në fusha të n...
Varhelyi FRANCË- Komisioni Evropian rekomandoi të mërkurën që Bosnje dhe Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandid...
protesta ne iran IRAN- Grupi Iran Human Rights (IHR) tha se të paktën 201 persona, përfshirë 23 fëmijë, janë vrarë ...
Nord Stream RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se mund të furnizojë Europën me gaz nga një pjesë e paprekur e ...
lufta ne Ukraine UKRAINË- Ndërsa Rusia dhe Ukraina përgatiten për dimrin e tyre të dytë në frontin e...
Oliver Varhelyi FRANCË- Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka bërë një përmbledhje të progres-raportit të ...
Termocentrali bërthamor Zaporizhzhia UKRAINË- Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së ka thënë se një cen...
Albulena Haxhiu KOSOVË- Qeveria e Kosovës miratoi një projektligj për ndryshimin e Kodit Penal, që ashpërson dënimet p&e...