Bota

Progres-raporti i KE, Varhelyi: Rekomandojmë statusin e vendit kandidat për Bosnje Hercegovinën

Komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, gjatë fjalës së tij tha se vendimi final për këtë vend pritet të merret në muajin dhjetor.

12 Tetor 2022, 13:54 Nga d.a.
Progres-raporti i KE, Varhelyi: Rekomandojmë statusin e vendit kandidat
Varhelyi

FRANCË- Komisioni Evropian rekomandoi të mërkurën që Bosnje dhe Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, gjatë fjalës së tij tha se vendimi final për këtë vend pritet të merret në muajin dhjetor.

Varhelyi foli në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku prezantoi paketën vjetore të zgjerimit të BE-së dhe një përmbledhje të progres-raporteve për secilin vend.

Rekomandimi për Bosnjën u tha se është i kushtëzuar, pasi Komisioni pret plotësimin e tetë kushteve specifike që lidhen me miratimin e ligjeve për gjykatat dhe prokurorinë, parandalimin e konfliktit të interesit, lirinë e shprehjes dhe migracionin.

oliver varlehyi progres-raporti per ballkanin perendimor

Sondazh

Poll