Bota

Varhelyi prezanton progres-raportin për Kosovën: Ka disa përparime por i duhet shumë punë me reformat

Përsëritet se Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Në raport theksohet se ka një ndjenjë që Këshilli i BE-së të merret me urgjencë me këtë çështje.

12 Tetor 2022, 14:03 Nga d.a.
Varhelyi prezanton progres-raportin për Kosovën: Ka disa
Varhelyi

FRANCË- Kosova, në këtë raport, vlerësohet për disa përparime që ka bërë në fusha të ndryshme, por prej saj kërkohet më shumë punë dhe progres në zbatimin e reformave. Kosova, po ashtu, vlerësohet për përshtatjen me qëndrimet e BE-së ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Përsëritet se Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Në raport theksohet se ka një ndjenjë që Këshilli i BE-së të merret me urgjencë me këtë çështje.

Gjatë fjalimit, edhe Varhelyi tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

Sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, raporti kujton se ka pasur takime të rregullta në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve, ndërsa përmend edhe takimin më 18 gusht midis liderëve të të dyja shteteve./REL/

oliver varhely progres-raporti per ballkanin perendimor

Sondazh

Poll