Bota

“Të ndërtojmë mur me Shqipërinë”, deklarata e pazakontë e politikanit nga Mali i Zi

22 Gusht 2019, 10:54 Nga DOSJA
“Të ndërtojmë mur me Shqipërinë”, deklarata

MALI I ZI- Një politikan nga Mali i Zi ka bërë një deklaratë të pazakontë. Kreu i Lëvizjes Malazeze për Ndryshim, Nebojsha Medojevic, siç bëjnë me dije mediat në Malin e Zi, ka premtuar ngritjen e një muri me Kosovën dhe Shqipërinë kur ai të vij në pushtet.

Madejovic e bën këtë deklaratë pasi sipas tij, shqiptarët kanë bandat më të fuqishme dhe në këtë mënyrë nuk do përhapej krimi.

Kjo deklaratë sjell dhe reagime të polikanëve shqiptarë në Mal të Zi, të cilët e dënojnë këtë reagim.  Nikollë Gegaj tha se pikëpamjet e Medojevicit nxisin urrejtjen fetare dhe intolerancën ndërshtetërore.

Shokuese e ka quajtur këtë deklarataë nga ana tjetër, Fatmir Gjeka, kreu i Partisë Demokratike dhe njëherësh ish-kryetar i Komunës së Ulqinit.

Pas reagimeve të shumta, Medojevic sqaroi se kjo deklaratë ishte ekskluzivisht kundër mafias shqiptare dhe asaj malazeze.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni krimi shqiptar ne ballkan mali i zi mur me shqiperine nebojsha medojevic krimi shqiptar ne ballkan mali i zi mur me shqiperine nebojsha medojevic

Sondazh

Poll

Bota 22 Gusht 2019, 08:31

Hesapet e akullta të Trumpit

SHBA- Presidenti i SHBA, është i njohur për skepticizmin e tij kur bëhet fjalë për ndikimin e njeriut në ndryshimin e klimës. Megjithatë, akujt që janë duke u s...