Bota

Nis greva pa afat në Aeroportin e Prishtinës, pritet realizimi i kërkesave

22 Gusht 2019, 08:31 Nga DOSJA
Nis greva pa afat në Aeroportin e Prishtinës, pritet realizimi i

PRISHTINË- Sindikata e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) ka paralajmëruar grevë të përgjithshme dhe pa afat në ditët në vijim.

Në njoftimin e Sindikatës, thuhet se greva rifillon të dielën dhe vazhdon deri në realizimin e kërkesave.

Njoftimi i plotë i ANP:

Ju falenderoj për pjesmarrjen dhe perkrahjen e te gjithe atyre qe u solidarizuan me greven tre ditore per realizimin e te drejtave tona.

Gjate ketyre tre diteve perkunder presioneve ne treguam nje shembull te vendosshmerise se ushtrimit te te drejtes sone elementare sic eshte greva per realizimin e te drejtave tona.

Ne i kuptojme te gjithe koleget tane qe pa vullnetin e tyre gjate greves kane kryer detyrat e tyre dhe nuk mbajme meri e aq me pak hasmeri, i ftojme qe edhe ata t’i bashkohen greves sepse eshte ligjore dhe ne te mire te te gjitheve.

Te dashur kolege, edhe pas tre diteve greve menaxhmenti nuk ka reflektuar pozitivisht ndaj kerkesave tona, ndaj konsiderojme se rruga jone drejt realizimit te tyre duhet te vazhdoje.

Fakt eshte sepse ne nuk kemi pasur te drejte ligjore qe ta vazhdojme greven per arsye se eshte dashur te lajmerohej 72 ore me heret, sepse eshte obligim ligjor dhe ne si sindikaliste jemi çdohere ne respektim te ligjshmerise.

Kuvendi, me date 21.08.2019 ka vendosur se greva do te vazhdoje diten e diel, duke filluar nga ora 7:00 dhe do te vazhdoje deri ne realizimin e kerkesave tona te ligjeshme.

Kolegë te nderuar,gjate kesaj periudhe 3 ditore te afatit ligjor nese keni ndonje presion, kercenim te çfaredo forme qofte per shkak te pjesemarrjes ne greve ju lutem raportoni rastin ne Polici dhe me njoftoni mua ose perfaqesuesin tuaj sindikal.

Gjate kesaj kohe i japim mundesi menaxhmentit te reflektoje dhe te na ftoje ne dialog konkret per realizimin e kerkesave tona ligjore.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aeroporti i prishtines greva ne aeroport aeroporti i prishtines greva ne aeroport

Sondazh

Poll