Bota

E pazakontë në Zelandën e re, kreu i Parlamentit kthehet në babysitter gjatë seancës plenare (VD)

22 Gusht 2019, 06:46 Nga DOSJA
E pazakontë në Zelandën e re, kreu i Parlamentit kthehet në

ZELANDË E RE- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Parlamentin e Zelandës së re. Kreu i këtij institucioni teksa ishite duke drejtuar një seanca plenare, ka marrë në duar foshnjën e një deputeti dhe e ka përkundur atë.

Ka qenë vet Trevor Mallard që postoi foto të tijën, teksa mbante në prehër foshnjën e Tamati Coffey, në karrigen e kryetarit të parlamentit.

Coffey, një deputet laburist, njoftoi për lindjen e të birit në korrik. Foshnja ishte lindur përmes një nëne të huazuar dhe është djali biologjik i partnerit të Coffeyt, Tim Smith.

Të mërkurën, Coffey mori pjesë në debatin parlamentar me foshnjën e tij, për të parën herë, pas kthimit nga leja e lindjes.

Gjatë seancës, Mallard, baba i tre fëmijëve, mori rolin e babysitterit në të njëjtën kohë me atë të kryetarit.

Coffey është deputeti më i fundit që sjell një foshnjë në parlament, duke ndjekur shembullin e politikanëve në të gjithë botën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota babysitter parlamenti ne zelanden e re trevor mallard babysitter parlamenti ne zelanden e re trevor mallard

Sondazh

Poll