Bota

Kosova shkon zgjedhje të parakohshme, deputetët votojnë për shpërndarjen e Kuvendit

22 Gusht 2019, 09:00 Nga DOSJA
Kosova shkon zgjedhje të parakohshme, deputetët votojnë për

KOSOVË- Deputetët e Kosovës kanë votuar pro shpërndarjes së Kuvendit, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Për shpërndarje kanë votuar  89 pro, ndërsa 1 ka votuar kundër dhe 2 absenim nga 105 deputetë ishin të pranishëm në sallë.

Si pikë e parë e rendit të ditës ndërkaq ishte edhe votimi i marrëveshjes IPA e cila kaloi me 103 vota pro dhe asnjë kundër. Në sallë munguan deputetët e Listës Serbe.

Por pse ka ardhur Kosova në këtë pikë?

Ishte dorëheqja e Kryeministrit Ramush Haradinajt në fund të muajit korrik që solli këtë krizë politike. Ai u tërhoq nga posti që mbante pasi u thirrë për të dëshmuar në Gjykatën e Hagës. Në daljet e tij për mediat dhe në deklaratat publike, Haradinaj u shpreh se donte të shkonte në Hagë si qytetar i lirë i Kosovës dhe jo si kyreministër i saj.

Pas lënies së postit nga kreu i AAK, partitë e tjera të koalicionit, por dhe ato opozitare ishin të një mendimi se nuk duhet të zgjidhej një kryeministër i ri nga fituesit, por vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë që sot do të tentohet shpërndarja e Kuvendit, palët kanë nisur firmosjen e koalicioneve dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosova ne zgjedhje kuvendi i kosoves shpërndarja e parlamentit kosova ne zgjedhje kuvendi i kosoves shpërndarja e parlamentit

Sondazh

Poll

Bota 22 Gusht 2019, 08:31

Hesapet e akullta të Trumpit

SHBA- Presidenti i SHBA, është i njohur për skepticizmin e tij kur bëhet fjalë për ndikimin e njeriut në ndryshimin e klimës. Megjithatë, akujt që janë duke u s...