Bota

Bleu pronat e oligarkut rus duke shmangur sanskionet ndaj tij, arrestohet biznesmeni britanik

Deripaska fillimisht u sanksionua nga SHBA pasi "ka vepruar ose pretenduar se ka vepruar në emër të, drejtpërdrejt ose tërthorazi, një zyrtari të lartë të qeverisë së Federatës Ruse, dhe për operimin në sektorin energjetik të ekonomisë së Federatës Ruse".

12 Tetor 2022, 08:06 Nga d.a.
Bleu pronat e oligarkut rus duke shmangur sanskionet ndaj tij, arrestohet
Graham Bonham-Carter

SHBA- Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DoJ) ka njoftuar arrestimin e biznesmenit britanik Graham Bonham-Carter pasi financoi pronat e blera nga oligarku rus Oleg Deripaska, duke e akuzuar për komplot pasi ka shkelur sanksionet e vendosura ndaj tij. 

Sipas Guardian, Deripaska fillimisht u sanksionua nga SHBA pasi "ka vepruar ose pretenduar se ka vepruar në emër të, drejtpërdrejt ose tërthorazi, një zyrtari të lartë të qeverisë së Federatës Ruse, dhe për operimin në sektorin energjetik të ekonomisë së Federatës Ruse".

Bonham-Carter akuzohet për përfshirje në më shumë se 1 milion dollarë transaksioneve të paligjshme për financimin e pronave të paluajtshme në SHBA për përfitimin e Deripaskës, në një hetim të kryer me ndihmë nga Agjencia Kombëtare e Krimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Thuhet se biznesmeni ishte udhëzuar nga Deripaska për të krijuar një kompani, të quajtur GBCM Limited, për administrimin e pronave të tij, duke përfshirë dy në New York City dhe një në Uashington DC. Paratë u dërguan nga një llogari GBCM Limited në Rusi për të paguar pagat e stafit dhe taksat e pronës dhe për të mirëmbajtur pronat e oligarkut.

Bonham-Carter përballet me tre akuza, komplot për të shkelur dhe shmangur sanksionet e SHBA në shkelje të Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike Emergjente (IEEPA), një akuzë për shkelje të IEEPA-së dhe një akuzë për mashtrim. Çdo akuzë mbart një dënim maksimal prej 20 vitesh burg. 

Deripaska ishte një nga shtatë oligarkët e goditur me sanksione nga Britania e Madhe më 10 mars, kur ajo e përshkroi atë si "të lidhur ngushtë" me qeverinë ruse dhe udhëheqësin e saj dhe "të përfshirë në destabilizimin dhe kërcënimin" e Ukrainës. Deripaska themeloi kompaninë e aluminit Rusal dhe konsiderohet aleat i presidentit rus, Vladimir Putin. Pasuria e tij është vlerësuar të jetë më shumë se 2 miliardë paund.

graham bonham-carter lufta ukraine-rusi oleg deripaska

Sondazh

Poll