Aktualitet

Artan Hoxha: Isha në shtëpinë e Klinsman Reçit, ishte në kafe natën kur u vra,Ylli i tha 'komshi më ço në shtëpi'

Sipas Hoxhës, Klismani kishte qëlluar fare rastësisht në vendin e ngjarjes, pasi kishte qenë duke pirë kafe në lagje. Në atë moment i është afruar Ylli Brahimi dhe i ka kërkuar që ta dërgonte në shtëpi sepse ishte i pirë.

11 Tetor 2022, 21:15 Nga k.m.
Artan Hoxha: Isha në shtëpinë e Klinsman Reçit, ishte
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e Klisman Preçit dhe atentatit të bërë ndaj Ylli Brahimit. Në fjalën e tij, gjatë emisionit "Log", gazetari Artan Hoxha tha se për atentatin në Milot ishin bërë disa "risi" për botën e krimit. Madje hodhi dyshime se ishin i  njëjti grup që u përdor për masakrën e Fushë Krujës. 

Sipas Hoxhës, Klismani kishte qëlluar fare rastësisht në vendin e ngjarjes, pasi kishte qenë duke pirë kafe në lagje. Në atë moment i është afruar Ylli Brahimi dhe i ka kërkuar që ta dërgonte në shtëpi sepse ishte i pirë. Kur ka dëgjuar krismat jashtë shtëpisë, babai i Preçit, një ish-polic ka dalë jashtë banesës dhe ndihmën e parë ia ka dhënë Brahimit, pa e ditur fare që i plagosur kishte mbetur edhe i biri. 

"Para një orë kam ardhur nga Miloti. Isha në shtëpinë e Klinsman Reçit. Kam parën nënën dhe babain e atij djalit se ishte i vetëm. Qanin edhe sot gjithë ditën se akoma nuk kanë asnjë përgjigje. Ai kishte dalë për një kafe. E ka gjetur Ylli Brahimi, i ka thënë ore më ço pak tek shtëpia se kam pirë pak. Se ishin edhe komshinj bashkë. Kishin qëlluar 3 kallash me qindra gëzhoja. Predhat ishin blindshpues. Blindi ishte në emër të një shtetasi nga Shkupi. Në momentin që është hapur zjarr. Predha ka hyrë në dhomën e gjumit të dhomës së Klismanit. Për fat të mirë nuk ishin fëmijët e motrës së tij që flinin në atë dhomë. Ishin akoma plumbat atje. Babai i kishte thënë që mos ma parko blindin aty se vë në gjumë nipër dhe mbesat, do të të vëjë njëri tritol dhe do më marrësh në qafë. Babai i Klismanit kishte qënë polic dhe me shumë eksperiencë. Atentati ka qenë realizuar nga 6 persona, 2 kishin dalë në hyrje të Milotit dhe drejtonin qarkullonin. Kishin të shkruajtur para, Policia, njëri nga ata i gjatë, mbante makinën ndezur dhe derën hapur. Ishin dy makinë. Ndërkohë që 3 të tjerët kishin veshur unifomat FORCA SPECIALE. Mjetet tipike që ka një forcë speciale. Nuk kam thënë kot që po lëviz një skuadër këto kohë. I kishte palosur gjërat dhe ishte gati për të ikur në Angli. Të gjithë që takova sot në Milot kishin parë diçka. Ajo makinë ishte e gjetur si targë. Skuadra është e rrezikshme, funksionojnë si komando. Këtë gjë kanë bërë për ngjarjen e Fushë Krujës. Kishin gjetur dhe një shteg qorr që e dinin vetëm ata të zonës, pra kishin studiuar. Babai tha se kur dëgjova krismat vajta për të ndihmuar pasagjerin, Ylli Brahimin. Se nuk e dinte që kishte fare të birin aty. Po ashtu, kishin pasur me vete dhe një pajisje që mos t'u punonin kamerat. Edhe Ylli, ngaqë ishte nën efektin e alkoolit, nuk e ka kuptuar se nuk i punonte kamera e sigurisë,"-tha Artan Hoxha.

klisman preçi ylli brahimi atentat ne milot

Sondazh

Poll