Aktualitet

KPA lë në fuqi vendimin/ Shkarkohet nga detyra gjyqtaren e të Apelit Bernina Kondi

Ish-gjyqtarja e Apelit, kishte ankimuar vendimin e KPK-së, kërkesë e cila nuk u pranua, duke e larguar atë përfundimisht nga drejtësia.

11 Tetor 2022, 20:06 Nga k.m.
KPA lë në fuqi vendimin/ Shkarkohet nga detyra gjyqtaren e të
Bernina Kondi

TIRANË- Gjyqtarja Bernina Kondi ka dalë përfundimisht ka sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot lënien në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtares Bernina Kondi. Ish-gjyqtarja e Apelit, kishte ankimuar vendimin e KPK-së, kërkesë e cila nuk u pranua, duke e larguar atë përfundimisht nga drejtësia.

Trupa gjyqësore e KPA përbëhej nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë. Kondi u shkarkua nga KPK më 15 qershor 2020, për shkak të problemeve me pasurinë dhe paaftësinë për të justifikuar blerjen e dy apartamenteve. Gjatë hetimit administrative, KPK gjeti se gjyqtarja ka kryer deklarim të pasaktë të kësteve të paguara për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 57 metër katrorë në Tiranë, me vlerë 39 mijë euro, në vitin 2004.

Sipas KPK, ajo nuk ka raportuar në deklaratën e vitin 2005 se ka një detyrim të pashlyer për shtëpinë në vlerën 4 mijë euro – si dhe pagesën në vitin 2006 të kësaj shume, që përfaqësonte këstin e fundit. Po ashtu, KPK gjeti se në vitin 2010, Kondi ka pasur balancë negative pasurie në vlerën 1.593.639 lekë, në të njëjtin vit kur ka shlyerjen kredinë.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.32/2020, datë 31.08.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Bernina Kondi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 259, datë 15.06.2020. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 259, datë 15.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Bernina Kondi. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall, në Tiranë, më datë 11.10.2022.

Bernina Kondi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Në vitin 2011, ajo u emërua kryetare e Gjykatës së Beratit, ndërsa në vitin 2013 u dekretua si gjyqtare e Gjykatës Administrative të Tiranës.

bernina kondi shkarkohet bernina kondi

Sondazh

Poll