Aktualitet

Ndihmohen nga përkthyes, 3 shqiptarët e arrestuar në “shtëpi bari” dalin para gjykatës në Britani (EMRAT)

Lënda narkotike u gjet nga autoritetet brenda një klubi nate në jug të Cumbrian.

11 Tetor 2022, 20:26 Nga A.B
Ndihmohen nga përkthyes, 3 shqiptarët e arrestuar në
Policia

BRITANI E MADHE- Emiljano Marku, Geg Gjegjaj, dhe Trandafilos Mhilli janë tre shqiptarët të cilët kanë dalë para gjykatës Britanike, pasi u arrestuan në një shtëpi bari me 300 bimë kanabis, të cilat kapën vlerën e 118 mijë paundëve.

Lënda narkotike u gjet nga autoritetet brenda një klubi nate në jug të Cumbrian. Tre të pandehurit u ndihmuan nga një përkthyes, i cili ndoqi gjykatën nga distanca përmes një lidhjeje video gjatë një seance që zgjati 15 minuta. 

Duke qëndruar së bashku në vendin e të akuzuarve, ata folën për të konfirmuar emrat e tyre dhe datat e lindjes. Nga ana tjetër, shqiptarët, të gjithë të veshur me bluzë gri të çelur deklaruan se nuk kishin adresa fikse dhe se ata nuk do të pranonin akuzat që janë ngritur. 

Të tre të pandehurit do të dalin përpara gjykatës më 11 nëntor, për t'u njohur me masën e sigurisë./Cumbriack.uk

shqiptaret ne britani emiljano marku geg gjegjaj trandofilos mhilli

Sondazh

Poll