Bota

RAPORTI i Gjykatës së të drejtave të njeriut: Zvicra diskriminon burrat për përfitimet e pensionit

Vendimi do të kushtojë miliona në pagesa të prapambetura dhe do të detyrojë qeverinë të rishkruajë ligjin e pensioneve.

11 Tetor 2022, 17:56 Nga A.B
RAPORTI i Gjykatës së të drejtave të njeriut: Zvicra
Burre

ZVICËR- Qeveria zvicerane po diskriminon burrat në rregullat e saj për përfitimet e pensioneve. Kështu ka zbuluar Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Vendimi do të kushtojë miliona në pagesa të prapambetura dhe do të detyrojë qeverinë të rishkruajë ligjin e pensioneve.

Aktualisht, grave, burrat e të cilave vdesin, u paguhet pension për pjesën tjetër të jetës së tyre, ndërsa burrat marrin pagesa vetëm nëse kanë fëmijë nën 18 vjeç. Koncepti "ushqyes i familjes mashkull" nuk mjafton për ta justifikuar këtë, konstatoi GJEDNJ.

Vendimi u përqëndrua në rastin e Max Beeler, një zviceran, gruaja e të cilit vdiq në një aksident në fillim të viteve 1990. Pas vdekjes së bashkëshortes, 41 vjeçari la punën për t'u kujdesur për dy fëmijët e tyre të vegjël dhe u mbështet nga një pension të vejash. Por në vitin 2010 pagesat e pensioneve u ndërprenë pasi fëmija i tij i vogël mbushi 18 vjeç.

Beeler, paraqiti një apel kundër vendimit. Kjo u anulua, pasi gjykata në rajonin e tij lokal tha se ligji i njihte qëllimisht burrat si mbajtësit kryesorë të familjes në shumicën e familjeve. Çështja përfundimisht u dërgua në GJEDNJ, Beeler argumentoi se ai ishte diskriminuar.

Vendimi pritet të rihapë një debat të gjatë në Zvicër rreth asaj se sa pushtet duhet të kenë gjyqtarët evropianë mbi ligjin vendas./Burimi: BBC

zvicra

Sondazh

Poll