Bota

BTS ndan Korenë e Jugut në dy 'kampe', arsyeja është...thirrja për ushtri!

Parlamenti kishte miratuar më parë një ligj që lejon anëtarët e BTS të shtyjnë shërbimin e tyre ushtarak deri në moshën 30 vjeç. E mbi të gjitha të shkojnë të gjithë bashkë në ushtri për të shmangur humbjen e koncerteve dhe angazhimeve të tjera.

11 Tetor 2022, 17:58 Nga k.m.
BTS ndan Korenë e Jugut në dy 'kampe', arsyeja
BTS

SEUL- Në Korenë e Jugut, çdo mashkull i shëndetshëm midis moshës 18-28 vjeç kërkohet të kryejë dy vjet shërbim të detyrueshëm ushtarak. Kjo për shkak të situatës së tensionuar në gadishullin korean. Atletëve, sportistëve dhe muzikantëve u lejohen privilegje (psh. mund ta zgjedhin vetë kohën se kur dhe si do të futen në ushtri) sepse ata tashmë kanë kontribuar për vendin. Por artistët e pop-it nuk përfshihen në këtë kategori.

Parlamenti kishte miratuar më parë një ligj që lejon anëtarët e BTS të shtyjnë shërbimin e tyre ushtarak deri në moshën 30 vjeç. E mbi të gjitha të shkojnë të gjithë bashkë në ushtri për të shmangur humbjen e koncerteve dhe angazhimeve të tjera. Anëtari më i vjetër i grupit dhe fakti që Jin, emri i vërtetë i të cilit është Kim Seok-jin, do të mbushë 30 vjeç në dhjetor ka ngjallur polemika së fundmi.

Suksesi dhe kontributi global i BTS në ekonominë e vendit ka bërë që disa politikanë të bëjnë thirrje për tolerime, madje Hwang Hee, ish-ministri i kulturës, sportit dhe turizmit i Koresë së Jugut, tha se do të ishte një "humbje e madhe kulturore" për anëtarët e BTS që të regjistroheshin.

Për këtë arsye, ka nga ata që kërkojnë që qeveria të bëjë ndryshimet e nevojshme ligjore për të mos lejuar anëtarët e BTS të regjistrohen në ushtri. Megjithatë, ka edhe nga ata që kërkojnë barazi ndaj segmenteve të caktuara të shoqërisë dhe duan që të gjithë të shkojnë në ushtri. 

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut Lee Jong-sup njoftoi javën e kaluar se ai kërkon regjistrimin e anëtarëve të BTS në ushtri, por kolegu i tij Park Bo Gyoon, ministri aktual i Kulturës, Sporteve dhe Turizmit të vendit, tha se institucioni i tij do të shpallë vendimin final për këtë çështje së shpejti.

Sipas një sondazhi të kryer në Korenë e Jugut, 61 përqind e publikut thanë se BTS duhet të përjashtohej nga shërbimi në ushtri. Vendimi nuk është marrë akoma, por pritet të shkaktojë një dëm të madh ekonomik për Korenë e Jugut. Bangtan Boys (BTS) kanë shërbyer si ambasadorë markash për Samsonite, Seoul Tourism, Louis Vuitton, Formula E, Puma, FILA, Coëay, LG, Hyundai dhe Samsung, e shumë të tjera. Grupi ka qenë aq ndikues sa thuhet se i kanë sjellë rreth 3.6-5 miliardë dollarë ekonomisë së Koresë së Jugut.

bts korea e jugut

Sondazh

Poll