Bota

LISTA- Kjo është rruga 'më e bukur' në botë për vitin 2022, kush vjen pas saj

Në krye të listës të vitit 2022 është Colonia Americana, e vendosur në qytetin e Guadalajara në Meksikën perëndimore.

11 Tetor 2022, 18:01 Nga A.B
LISTA- Kjo është rruga 'më e bukur' në botë
Colonia Americana

SHBA- Ai momenti kur zbulon një rrugë të bukur në një vend që po e eksploron, është pjesa më e bukur e një udhëtimi. Për t'ju ndihmuar të zbuloni më shumë vende të fshehura në qytete, media e njohur 'Time Out' ka publikuar listën e saj vjetore të lagjeve më të bukura në botë.

Në krye të listës të vitit 2022 është Colonia Americana, e vendosur në qytetin e Guadalajara në Meksikën perëndimore. Time Out thotë se përzierja eklektike e pallateve historike të Art Deco dhe ambienteve muzikore të bazuara në depo e Colonia Americana arrin të marrë vëmendjen e turistëve.

Lista e Time Out është rezultat i një sondazhi të gjerë në të cilin mijëra njerëz nga e gjithë bota u pyetën për vendet e tyre të preferuara në qytetin e tyre. 

Top 10 lagjet më të bukura nga Time Out

1. Colonia Americana - Guadalajara, Meksikë
2. Cais do Sodré - Lisbonë, Portugali
3. Fshati Wat Bo - Siem Reap, Kamboxhia
4. Ridgeëood - Neë York City, SHBA
5. Mile End - Montreal, Kanada
6. Barrio Logan - San Diego, SHBA
7. Shimokitazawa - Tokio, Japoni
8. Cliftonville - Margate, MB
9. Barrio Yungay - Santiago, Kili
10. Cours Julien - Marseille, Francë

lagjet me te bukura ne bote

Sondazh

Poll