Aktualitet

“Lekët ose të nxorrëm fotot nudo”, dy vajza shqiptare shantazh 80-vjeçarit në Itali pas ‘seksit online’

22 Gusht 2019, 09:07 Nga DOSJA
“Lekët ose të nxorrëm fotot nudo”, dy vajza shqiptare

ITALI- Dy vajza shqiptare kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen se kanë zhvatur një të moshuar me të cilin ato bënin “seks online”.

Sipas medieve italiane, i moshuari nga Camposampiero kishte nisur të fliste me dy vajza shqiptare dhe u kërkonte atyre t’i dërgonin atij fotografi të tyre nudo, në këmbim të 1.500 eurove.

80 vjeçari nga ana e tij u kishte dërguar po ashtu fotot e tij nudo. Por pasi kishin parë fotot e tij, vajzat menduan ta kërcënojnë duke i thënë se do t’i publikonin fotot nëse nuk u dërgonte më shumë para.

Mësohet se karabinierët e Camposampiero kanë vënë në pranga S.A., 23 vjeç, banore në Vogogna (Verbania), dhe PA. 27 vjeç, gjithashtu shqiptare, me vendbanim në Vogogna, të cilat punonin si kamariere. I moshuari u kishte dërguar atyre gjithsej 1.500 euro.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e dy vajzave, Karabinierët gjetën telefonat, postime dhe foto të të moshuarve të tjerë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arestohen dy shqiptaret foto nudo itali seks online arestohen dy shqiptaret foto nudo itali seks online

Sondazh

Poll