Aktualitet

Dekorimi i ambasadores greke në Tiranë, “Çamëria” reagon e zemëruar: Turp, minoi shqiptarët për Kaçifas, cilat janë

21 Gusht 2019, 16:49 Nga DOSJA
Dekorimi i ambasadores greke në Tiranë,

TIRANË- Shoqata “Çamëria” ka reaguar e zemëruar pas dekorimit të ambasadores greke në Tiranë, Eleni Sourani, me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut”. Në një dekaratë për mediat, ata shprehen se nuk meriton te dekorohet një person që nuk ka asnjë lloj merited he se për rastin e Kaçifas ka minuar bashkëjetesën mes shqiptarëve.

Ata theksojnë më tej se Sourani ka kërkuar heqjen e pllakës së Çamërisë nga sheshi Skënderbej, kur ka mohuar e përdhosur vuajtjet e këtij komuniteti duke i njehsuar si palë me nazizmin gjerman.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Është për tu vajtuar se si Kalorësja e Urdhërit të Skenderbeut, do luftojë kundër Ligjit të Luftës që vendi i saj Greqia, mban paturpësisht me vendin e Skenderbeut.

Deklaratë e Shoqatës Çamëria:

Ndoqëm sot me habi dhe zemërim të ligjshëm ceremoninë e dekorimit të ambasadores greke në Tiranë, Eleni Sourani, me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut”

Është për tu vajtuar se si Kalorësja e Urdhërit të Skenderbeut, do luftojë kundër Ligjit të Luftës që vendi i saj Greqia, mban paturpësisht me vendin e Skenderbeut.

Nuk dimë për cilat merita të veçanta dekorohet një individ i cili ka bërë të pamundurën të minojë bashkëjetesën midis shqiptarëve dhe minoritarëve, siç ishte rasti i Kacifas. Kur ka kërkuar heqjen e pllakës së Çamërisë nga sheshi Skënderbej, kur ka mohuar e përdhosur vuajtjet e këtij komuniteti duke i njehsuar si palë me nazizmin gjerman, e në të gjitha rastet e tjera kur ka patur rol thjesht luftënxitës në problemet delikate e ende të pazgjidhura mes dy vendeve?

Nuk i dimë meritat e kësaj kalorseje të Skënderbeut, kur dhjetra pleq Çam kthehen në kufi e u grisen pasaportat Shqiptare, sepse kanë të shënuar vendlindjen e tyre Filat, Margëlliç, Paramithi, Arpic, Volë , Pargë, Artë, Gumenic, Janinë, Prevezë, etj

Presidenti i cili shpesh i referohet figurave historike, duhet të dijë mirë të bëjë dallimin mes Mic Sokolit e Esat Toptanit, e të tërheqë me urgjencë një titull i cili po shpërdorohet, sepse nuk ka asnjë arsye ti jepet këtij individi. Si përfaqësues i Unitetit të Kombit, do ti duhej që përpara se të shpërndante titujt te kjo kategori individesh, ti referohej historisë shqiptare e të kishte ndjeshmërinë e vuajtjeve dhe persekutimit të komunitetit të shqiptarëve të Çamerise, sepse nuk vlen të duash veç malet e pyjet, po mbi të gjitha lipset të respektosh shqiptarët e të sillesh me dinjitet e reciprocitet në raport me fqinjin.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2019, 15:39

Zjarr masiv në Kukës, digjen pyjet në Surroj

KUKËS– Një zjarr i madh ka rënë në pyjet në Surroj në Kukës. Dosja.al mëson se flakët kanë nisur në vendin e quajtur si Grykët e Ftohta dhe janë përhapur n...