Aktualitet

Zhvatja e 3.7 milion eurove, kjo është drejtoresha e fondacionit “Besa”, para disa ditësh i morën peng të vëllanë (Em

21 Gusht 2019, 17:13 Nga DOSJA
Zhvatja e 3.7 milion eurove, kjo është drejtoresha e fondacionit

TIRANËDosja.al ka mësuar detaje të reja rreth drejtoreshës së Fondacionit “Besa”, brenda të cilit u zbulua skema e mashtrimit dhe mënyra se si u zhvatën 3.7 milion euro.

Albana Imami është drejtoresha që u vu sot në pranga si pjesë e skemës së mashtrimit. Ajo ishte në krye të filialit të Fondaconit “Besa” ku jepeshin kredi fiktive në këmbim të përfitimit të miliona eurove.

Dosja.al mëson gjithashtu se Imamit para disa ditësh i kanë marrë peng të vëllanë. Çështja mësohet të ketë pasur lidhje me lekët që jepeshin nga fondacioni “Besa”, por nuk dihet se si ka përfunduar.

Albana Imami dhe 6 punonjës të Fondacionit Besa u arrestuan ditën e sotme pasi kishin krijuar një skemë mashtrimi.

Po si funksiononte kjo skemë?

Sipas bluve të Tiranës, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasja A.I., në pozicionin e drejtoreshës së njërës nga degët e filialit të fondacionit, kishte krijuar ketë skemë mashtrimi dhe në bashkëpunim me personat e tjerë të ndalur kanë lëshuar kredi në mënyre fiktive dhe klientët që kanë përfituar kreditë nuk janë paraqitur fare në zyrat e fondacionit në momentin e aplikimit për kredi.

Ata paraqiteshin vetëm në momentin që disbursohej kredia, bënin tërheqjen e lekëve në banka dhe nga shuma e përfituar e kredisë, këta persona përfitonin 25 deri në 35% të shumës së kredisë dhe pjesa tjetër përfitohej nga Drejtoresha e degës, Oficeret e Kredisë dhe Sekserët që siguronin klientët dhe në përfundim të këtij procesi nga Drejtoresha e degës lëshohej një vërtetim fiktiv, sikur e gjithë shuma e kredituar ishte likuiduar nga klienti.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albana imami fondacioni besa skema e mashtrimit te 3.7 milion eurove albana imami fondacioni besa skema e mashtrimit te 3.7 milion eurove

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2019, 15:39

Zjarr masiv në Kukës, digjen pyjet në Surroj

KUKËS– Një zjarr i madh ka rënë në pyjet në Surroj në Kukës. Dosja.al mëson se flakët kanë nisur në vendin e quajtur si Grykët e Ftohta dhe janë përhapur n...