Aktualitet

Në kërkim të njerëzve të humbur, ekipi i Romës publikon foton e Bleona Matës

21 Gusht 2019, 19:09 Nga DOSJA
Në kërkim të njerëzve të humbur, ekipi i Romës

ITALI– Ekipi i kryeqytetit të Italisë, Roma, ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Zappacosta nga ekipi i Chelsea. Lojtari do ti bashkohet ekipit verdhekuq në formën e huazimit me të drejtën e blerjes në fund.

Gjatë njoftimit për transferimin e lojtarit nga klubi italian i Romës, bashkëngjitur me foton e lojtarit më të ri të tyre, kanë nxjerr dhe lajmërimin për humbjen e shqiptares Bleona Mata.

Kujtojmë që Bleona Mata është vajza e vogël 6 vjeçare që u zhduk pasditen e 22 majit të vitit 2010, teksa kulloste bagëtitë në maline e fshatit Zapod të Kukësit .

Policia dhe banorët e zonës kërkuan me orë të tëra nëpër mal, por nuk gjetën asnjë gjurmë të vajzës dhe që prej asaj dite nuk dihet asgjë rreth fatit të saj.

Në fillim dyshimet ranë mbi vajzat që e shoqeronin Bleonën atë ditë, mes tyre ishte dhe halla e 6 vjeçares. Pavarësisht dyshimeve të shumta mbi hallën, Qamile Mata, hetimet e policisë dhe prokurorisë nuk mundën të provonin asnjëherë se ajo bashkë me shoqërueset e tjera kishin djeni mbi ngjarjen. Gjyshja e Bleonës tha në atë kohë se kishte parë një person që nuk ishte banor i fshatit.

Tashmë Bleona është 14 vjeçe dhe vazhdon të jetë e zhdukur, ndërkohë që dy dëshmitë e fundit kanë qenë, se e kanë parë vajzën e vogël në shtetin fqinj të Italisë.

Ekipi i Romës është i angazhuar prej kohësh me nismën e tyre për gjetjen e fëmijëve të humbur në Itali.

Marrë nga Newsport.al

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bleona mata chelsea ekipi i romes bleona mata chelsea ekipi i romes

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2019, 15:39

Zjarr masiv në Kukës, digjen pyjet në Surroj

KUKËS– Një zjarr i madh ka rënë në pyjet në Surroj në Kukës. Dosja.al mëson se flakët kanë nisur në vendin e quajtur si Grykët e Ftohta dhe janë përhapur n...