Bota

Hong Kongu refuzon të konfiskojë superjahtin e miliarderit rus të sanksionuar në port

Shefi ekzekutiv John Lee tha se Hong Kongu do të jetë përgjegjës ndaj sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, por jo atyre "të njëanshme" të vendosura nga "juridiksionet individuale". Varka prej 521 milionë dollarësh i përket Alexei Mordashov, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin dhe një prej njerëzve më të pasur të vendit.

11 Tetor 2022, 12:38 Nga d.a.
Hong Kongu refuzon të konfiskojë superjahtin e miliarderit rus të
jahti i Alexei Mordashov

HONG KONG- Hong Kongu ka thënë se nuk do të konfiskojë superjahtin e një oligarku rus që është nën sanksionet perëndimore. Shefi ekzekutiv John Lee tha se Hong Kongu do të jetë përgjegjës ndaj sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, por jo atyre "të njëanshme" të vendosura nga "juridiksionet individuale". 

Sipas BBC,  varka prej 521 milionë dollarësh i përket Alexei Mordashov, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin dhe një prej njerëzve më të pasur të vendit. Jahti i tij mbërriti në Hong Kong javën e kaluar pasi lundroi nga Rusia, por Mordashov nuk besohet të ishte në të. 

Miliarderi u sanksionua nga SHBA, Britania e Madhe dhe BE pasi Rusia pushtoi Ukrainën në fillim të këtij viti. Por qeveria e Hong Kongut tha se nuk ishte e detyruar nga ato sanksione. Prej afër një jave, superjahti shumëkatësh Nord ka qenë një pamje e dukshme në portin Victoria të qytetit me flamurin rus të valëvitur në direkun e tij.

"Ne do të respektojmë sanksionet e Kombeve të Bashkuara, ky është sistemi ynë, ky është sundimi ynë i ligjit", tha Lee, i cili është sanksionuar vetë nga SHBA për rolin e tij në zbatimin e ligjit represiv të sigurisë kombëtare të Hong Kongut.

SHBA, BE dhe Britania e Madhe kanë sanksionuar qindra rusë dhe bizneset e tyre. Kina, megjithatë, ka mbetur një aleat i Rusisë dhe deri më tani nuk e ka dënuar vendimin e Moskës për të pushtuar Ukrainën.

"Reputacioni i Hong Kongut si një qendër financiare varet nga respektimi i ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare. Përdorimi i mundshëm i Hong Kongut si një strehë e sigurt nga individë që shmangin sanksionet nga juridiksione të shumta vë në pikëpyetje më tej transparencën e mjedisit të biznesit"- tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA.

Zëdhënësi i Mordashov tha për Bloomberg News se manjati i çelikut ishte në Moskë. Para luftës në Ukrainë, ai ishte njeriu më i pasur i Rusisë, sipas Forbes, me një pasuri prej 29.1 miliardë dollarësh të ndërtuar përmes kompanisë së tij të çelikut dhe minierave Severstal.

john lee sanksionet ndaj rusise alexei mordashov

Sondazh

Poll