Aktualitet

Me gomone për Angli/ Gazetari: Në kampe me shqiptarë kishte përplasje me armë

Ai thotë se i riu flinte në gropë nga frika e përplasjeve me armë.

11 Tetor 2022, 08:27 Nga F.M
Me gomone për Angli/ Gazetari: Në kampe me shqiptarë kishte
Gazetari Eraldo Harlicaj

TIRANË- Gazetari Eraldo Harlicaj ka treguar se në kampet ku strehohen shqiptarët që synojnë Britaninë e Madhe ka edhe përplasje me armë. Gazetari i “Piranjave”, i ftuar në emisionin ‘Opinion” thotë se ka parë vetë një djalë nga Kukësi që kishte bërë një grope poshtë çadrës nga frika. Ai thotë se i riu flinte në gropë nga frika e përplasjeve me armë.

“Joshen nga një realitet i gënjeshtërt. U bëhet e thjeshtë dhe nga sekserët. U premtohet që do të shkojnë shumë thjeshtë, ndaj ka edhe njerëz me fëmijë të vegjël në gomone. Unë do t’ju tregoj një rast tragjikomik. Kur isha në çadrën e kurdve kisha përballë meje një djalë që flinte në çadër, dhe kishte bërë një gropë poshtë saj. Kjo për tu mbrojtur dhe nga përplasjet me armë që ndodhnin aty. Ai ishte nga Kukësi. Kishte marrë një lopatë dhe kishte bërë një gropë për tu strukur nga frika. Ta dija këtë realitet thoshte, nuk do të vija këtu,”- tregoi gazetari Harlicaj.

Gazetari ka përshkuar gjithë rrugën me autobus deri në Francë e më pas ka qëndruar për disa ditë në çadrat e vendosura brenda pyllit, në pritje për të realizuar nisjet drejt Anglisë. Për nja javë, ai u bë emigrant dhe kaloi të njëjtat vështirësi si çdo shqiptar që shkon në drejtim të Britanisë.

eraldo harlicaj shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll