Bota

Lideri çeçen kërcënon Zelenskyy-n: Ik para se të goditesh, mos i kthe sytë nga Perëndimi

Më herët Kadyrov kishte kritikuar komandën e lartë të Moskës për disfatat në fushën e betejës.

10 Tetor 2022, 14:44 Nga e.k
Lideri çeçen kërcënon Zelenskyy-n: Ik para se të
Ramazan Kadyrov

UKRAINË- Kreu i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov, ka thënë se tani është absolutisht i kënaqur me zhvillimin e të ashtuquajturit “operacionit special” në Ukrainë.

Më herët Kadyrov kishte kritikuar komandën e lartë të Moskës për disfatat në fushën e betejës.

“Tani jam njëqind për qind i kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet operacioni special ushtarak”, shkroi ai në kanalin e tij Telegram të hënën, raporton Tass.

“Ne të paralajmëruam, Zelensky, se Rusia nuk ka filluar ende me të vërtetë. Mos u anko si llum. Më mirë ik, para se të goditesh. Ik. Ik, Zelensky, ik pa kthyer sytë nga Perëndimi”, shtoi Kadyrov.

lufta ne ukraine ramazan kadyrov

Sondazh

Poll