Bota

Lukashenko PARALAJMËRON Zelenskyy-n: Nëse prekni një metër të territorit tonë do ju përgjigjemi

Lukashenko, një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, tha se të dy vendet filluan të bashkojnë forcat së bashku dy ditë më parë, me sa duket pas shpërthimit në urën ruse në Krime, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta. Por ai nuk thotë se ku do të vendosen trupat, sipas BBC.

10 Tetor 2022, 14:35 Nga e.k
Lukashenko PARALAJMËRON Zelenskyy-n: Nëse prekni një metër
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin

BJELLORUSI- Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka thënë se Bjellorusia dhe Rusia do të vendosin një grup të përbashkët ushtarak në përgjgije të asaj që ai e quajti përkeqësim të tensionit në kufijtë perëndimorë të vendit, raportojnë mediet bjelloruse.

“Mos llogarisni në një numër të madh të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse. Por do të jenë më shumë se 1000 njerëz”, tha Lukashenko, citoi faqja e internetit Zerkalo.

Lukashenko, një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, tha se të dy vendet filluan të bashkojnë forcat së bashku dy ditë më parë, me sa duket pas shpërthimit në urën ruse në Krime, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta. Por ai nuk thotë se ku do të vendosen trupat, sipas BBC.

Lukashenko pohoi gjithashtu se Ukraina po përgatiste një sulm në territorin e vendit të tij.

“E kam thënë tashmë se Ukraina nuk diskuton, por po planifikon sulme në territorin e Bjellorusisë”, tha Lukashenko, citon Belta.

“Përgjigja ime ishte e thjeshtë, thuaji presidentit ukrainas dhe të çmendurve të tjerë se ura e Krimesë do të duket si një shëtitje në park nëse prekin qoftë edhe një metër të territorit tonë me duart e tyre të pista”., shtoi ai.

lufta ne ukraine aleksandër lukashenko vladimir putin

Sondazh

Poll