Bota

Goditet godina e konsullatës gjermane nga sulmet me raketa ruse në Kiev

Nuk është e qartë nëse ka viktima apo të plagosur nga ky sulm pasi ende nuk ka një raportim zyrtar nga konsullata apo zyrtat të Ukrainës.

10 Tetor 2022, 13:02 Nga d.a.
Goditet godina e konsullatës gjermane nga sulmet me raketa  ruse në
Foto ilustruese

UKRAINË- Ndërtesa ku ndodhet konsullata gjermane në Kiev u godit nga një sulm raketor rus, citon agjencia e lajmeve Reuters të ketë thënë ministria e jashtme gjermane.

Sipas BBC, nuk është e qartë nëse ka viktima apo të plagosur nga ky sulm pasi ende nuk ka një raportim zyrtar nga konsullata apo zyrtat të Ukrainës.

Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes tha gjithashtu se Gjermania priste të dorëzojë një sistem të mbrojtjes ajrore në Ukrainë shumë shpejt dhe të dorëzojë tre të tjerë vitin e ardhshëm, pa dhënë afate të sakta kohore.

Ish-kryetari i Fondacionit Böll në Kiev, Sergei Sumlenny, postoi foto në Twitter dhe ju drejtua kancelarit Olaf Scholz  dhe Ministres së Jashtme Annalena Baerbock për tv ndërhyrë.

Ndërtesa ku ndodhej zyra e vizave e ambasadës gjermane në Kiev u godit sot nga rusët. Ndoshta mund të dërgohen disa “Leopardë” për të kontrolluar situatën në terren?”-shkroi ai.

Zëdhënësi i forcave ajrore të Ukrainës, Yuriy Ihnat, tha se Rusia lëshoi ​​83 raketa dhe më shumë se 43 ishin rrëzuar nga mbrojtja ajrore. Raketat, shtoi ai, duke përfshirë Kalibr, Iskander dhe Kh-101, të lëshuara nga Deti Kaspik dhe i Zi.

lufta ukraine-rusi shperthime ne kiev goditet ambasada gjermane ne kiev sergei sumlenny

Sondazh

Poll