Art&Argëtim

VD- Deklarata e bujshme e Madonnës: Nëse nuk i hedh në kosh jam lezbike

Këngëtarja e njohur ka postuar në internet një video për seksualitetin e saj mes spekulimeve prej vitesh nga mbështetësit. Videoja e TikTok tregon 64-vjeçaren e cila kishte në dorë të brendshme rozë, duke i mbajtur ato për shikuesit.

10 Tetor 2022, 12:25 Nga d.a.
VD- Deklarata e bujshme e Madonnës: Nëse nuk i hedh në kosh jam
Madonna

SHBA- Mbretëresha e popit Madonna me sa duket ka pranuar se është homoseksuale pas publikimit të një video të re të TikTok të shpërndarë nga vetë ajo.

Sipas The Sun, këngëtarja e njohur ka postuar në internet një video për seksualitetin e saj mes spekulimeve prej vitesh nga mbështetësit. Videoja e TikTok tregon 64-vjeçaren e cila kishte në dorë të brendshme rozë, duke i mbajtur ato për shikuesit.

"Nëse nuk e hedh në kosh, unë jam homoseksuale!"-shkruante mbi video.

Krijuesja e hiteve botërore shkoi të hidhte brekët dhe në fakt nuk i hodhi brenda në kosh. I menjëhershëm ka qenë reagimi i fansave të cilët shprehën mbështetjen e tyre me disa që në fakt shkruanin se kjo nuk ishte diçka e re.

"A isha dëshmitar i daljes së Madonës? Mirë për të," shkroi një fans.

Një tjetër mbështetës komentoi: "A sapo doli Madonna? Dhe unë jam duke e dëshmuar atë në kohë reale?"

Dikush tjetër ka shkruar: "Dalja në 64 vjeç?"

“Madonna ka qenë biseksuale për dekada të tëra, djemtë e mi”, spekuloi një tjetër fanse.

Një fans i pestë bëri shaka: "Unë jam dëshmitar i historisë".

"Pse jam dëshmitar i daljes së Madonës në kohë reale?" pyeti një tjetër.

Të tjerë komentues janë fokusuar tek pamja e saj, e cila ka ndryshuar shumë pasi aludohet se ajo ka bërë disa ndërhyrje në fytyrë por edhe në trup duke e bërë atë të duket si një njeri tjetër nëse sheh fotot e saj të disa viteve më parë.

 

madona lezbike

Sondazh

Poll