Bota

Kreut të audititim ju dogj makina për herë të dytë, Kurti: Të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg

Në një postim në Facebook, Kurti u shpreh se kjo është hera e dytë që ndodh një incident i tillë brenda pak javësh dhe kjo sipas tij nxjerr në pah shkeljet e shumta të kompanive të sigurimit.

10 Tetor 2022, 11:56 Nga d.a.
Kreut të audititim ju dogj makina për herë të dytë,
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme e ka nisur me një vizitë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) ku dhe ka folur rreth djegies së makinës së Drejtorit të Auditimit të Brendshëm Musa Vitija.

Në një postim në Facebook, Kurti u shpreh se kjo është hera e dytë që ndodh një incident i tillë brenda pak javësh dhe kjo sipas tij nxjerr në pah shkeljet e shumta të kompanive të sigurimit.

"Dy kompanitë, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre. E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima”."- shkruan Kurti.

Kurti u shpreh se pikërisht për të shprehur mbështetjen e tij ai vizitoi ditën e sotme  Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Në vizitë ai shoqërohej nga ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku dhe zëvendësministri, Arsim Berisha, ku u takuan me ushtruesen e detyrës së drejtores së ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, Kryesuesen e Bordit Drejtues, Aida Rexhepi dhe Drejtorin, Musa Vitija.

"Të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg, e jo jashtë tij ku lirinë e përdorin si mundësi për të përsëritur krimin."- e mbyll postimin Kurti.

Brenda pak më shumë se një muaji, Musa Vitisë i është djegur makina e dytë në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ku makina tip ‘Mercedes’ është djegur pothuajse e tëra në të njëjtin vend kur u dogj edhe herën e kaluar. Vitia mban postin e shefit të Auditorit të Brendshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Më 19 gusht atij i ishte djegur një veturë tjetër e markës ‘Audi’ në parkingun e njëjtë. 

albin kurti musa vitija

Sondazh

Poll