Bota

Gjermania bën thirrje për sanksione ndaj Iranit për shtypjen e dhunshme të protestave

Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të vendosin për sanksionet më 17 tetor, ndërkohë Baerbock duke folur për një gazetë gjermane, kritikoi gjithashtu ata që "dënojnë me vdekje njerëzit që nuk duan asgjë tjetër përveç të jetojnë të lirë".

10 Tetor 2022, 11:41 Nga d.a.

Gjermania bën thirrje për sanksione ndaj Iranit për shtypjen e

GJERMANI- Ministri i Jashtëm gjerman ka bërë thirrje për veprim kundër atyre që janë përgjegjës për shtypjen e dhunshme të protestave në Iran. Annalena Baerbock tha se Gjermania do të sigurojë që Bashkimi Evropian të ngrijë asetet dhe të vendosë ndalime hyrjeje. Ajo i përshkroi ata "që rrahin gratë dhe vajzat në rrugë" si duke qëndruar në "anën e gabuar të historisë".

Sipas BBC, ministrat e jashtëm të BE-së pritet të vendosin për sanksionet më 17 tetor, ndërkohë Baerbock duke folur për një gazetë gjermane, kritikoi gjithashtu ata që "dënojnë me vdekje njerëzit që nuk duan asgjë tjetër përveç të jetojnë të lirë".

"Ne qëndrojmë pranë jush dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë."-tha ajo.

Sanksionet e propozuara vijnë pasi vdekja e Mahsa Amini ndezi demonstrata në të gjithë vendin. 22-vjeçarja vdiq në paraburgim pasi u ndalua nga policia morale e Iranit më 16 shtator. Dhjetra iranianë kanë humbur jetën pasi dolën në rrugë për të protestuar kundër vdekjes së Amini.

Grupi i Iranit për të Drejtat e Njeriut, me seli në Norvegji, tha se të paktën 185 njerëz, përfshirë 19 fëmijë, kishin vdekur që nga fillimi i trazirave.

Mediat shtetërore të Iranit thonë se janë vrarë 20 anëtarë të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik, policisë dhe forcave të sigurisë. Videot dhe imazhet që qarkulluan në mediat sociale gjatë fundjavës dukej se tregonin shërbimet e sigurisë së Iranit duke hyrë në shkolla dhe universitete.

 

annalena baerbock protestat ne iran mahsa amini

Sondazh

Poll