Aktualitet

Kovë dhe tavë dheu, zv/ministri Shkreli publikon shpellën ku jetoi prej një viti albanologu Nikollë Gazulli: S’i dihet va

21 Gusht 2019, 16:11 Nga DOSJA
Kovë dhe tavë dheu, zv/ministri Shkreli publikon shpellën ku

TIRANË– Zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli ka publikuar një postim në rrjetet sociae nga vendi ku për një vit jetoi albanologu i madh dom Nikollë Gazulli, i vrarë më 1946.

Shkreli, i apasionuar pas zbulimeve shkruan se në fotot që ka publikuar paraqitet shpëlla ku ka banuar për një vit rresht albanologu dhe mjetet rrethanore të cilat ai i shfrytëzoi për të jetuar.

Posti i plotë i Shkrelit:

Martiri i shndritshëm!

Dje Artur Jaku dhe Niko Sheldia na bënë me dije se, pas vitesh kërkimi, u zbulua shpella ku jetoi një vit, deri ne ditën e mbrame, albanologu i madh dom Nikolle Gazulli.

U pat vrarë aty gjate represionit të marsit të 1946-ës.

Mjafton zbulimi i kësaj shpelle, a vrime në shkëmbin gëlqeror, për të kuptuar se si dhuna dhe egërsia komuniste, të barazueshme vetëm me antinjerëzinë naziste, goditi Malësine e Madhe, klerin e angazhuar (për shpëtimin e gjindjes së vet) dhe mendimin më të lartë humanist të kohës.

Në këtë çarje të thellë të tokës në Vrith (tregoheshin shumë legjenda, e askush nuk e dinte më ku ndodhej) u gjetën tepricat e kalbura të shtratit të tij të improvizuar, shkalla e shembur dhe mjete elementare për mbijetesë; një kovë uji e ndonjë enë e vogël.

Historia e dom Nikollë Gazullit është vetë golgota disa shekullore e Shqipërisë, që kulmoi me cka do ndodhte pas përfundimit të LIIB.

Varri i tij nuk dihet…

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan shkreli shpella ku jetoi nikolle gazulli artan shkreli shpella ku jetoi nikolle gazulli

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2019, 15:39

Zjarr masiv në Kukës, digjen pyjet në Surroj

KUKËS– Një zjarr i madh ka rënë në pyjet në Surroj në Kukës. Dosja.al mëson se flakët kanë nisur në vendin e quajtur si Grykët e Ftohta dhe janë përhapur n...