Bota

PAKETA/ Maqedonia e Veriut hap "thesin": 350 milionë € ndihmë për krizën, 200 € për familjet në nevojë dhe pensionistët

Në konferencën e sotme, krah zv.kryeministrit Fatmir Bitiqi dhe ministrave të Financave dhe Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Fatmir Besimi, kryeministri tha se inflacioni në Maqedoninë e Veriut po sjell pasoja si kudo në Evropë. 

10 Tetor 2022, 08:53 Nga f.g
PAKETA/ Maqedonia e Veriut hap "thesin": 350 milionë €
Dimitar Kovaçevski

MAQEDONIA E VERIUT-Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi sot një paketë anti-krizë me në fokus përballimine krizës energjetike dhe rritjen e çmimeve, në një vlerë 350 milionë euro. Lajmi u dha nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili tha se mbështetja totale do të jetë për tejkalimin më të lehtë të krizës në të gjitha sferat deri më tani arrin në 750 milionë euro. Mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve, theksoi kryeministri, mbetey prioritet.“Mesazhi kryesor sot është se ne nuk do të harrojmë askënd që  të përballet me pasojat e krizës. Së bashku do ta kalojmë krizën”, tha Kovaçevski në një konferencë për media pas seancës së rregullt të 88-të të qeverisë.

Në konferencën e sotme, krah zv.kryeministrit Fatmir Bitiqi dhe ministrave të Financave dhe Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Fatmir Besimi, kryeministri tha se inflacioni në Maqedoninë e Veriut po sjell pasoja si kudo në Evropë. 

Paketa prej 350 milionë euro do të ketë një shpërndarje masive ku rreth 42 mijë familje që trajtohen me ndihmë ekonomike do të marrin një pagesë prej 200 euro shtesë për 4 muaj. 

50 euro ndihmë për të gjitha kategoritë sociale. 

156 mijë pensionistë do të trajtohen me 100 euro ndihmë në muaj për 4 muaj. 

52 milionë euro ndihmë për bujqit

Subvencion për energjinë elektrike për familjarët dhe kompanitë përfshirë edhe një masë të veçantë e cila do të bëhet publike dhe do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor me në fokus prodhuesit e bukës dhe vajit./Dosja.al

dimitar kovaçevski kriza ekonomike ne rmv kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll