Bota

Erdogan nuk e ndal retorikën: Zoti më thirri për të shndërruar Shën Sofinë, do të ketë edhe të tjera

Erdogan theksoi se ai pati një thirrje nga zoti për të shndërruar Shën Sofinë në një xhami dhe në vullnetin e tij do të shndërrojë dhe shumë muze të tjerë.

10 Tetor 2022, 08:36 Nga d.a.
Erdogan nuk e ndal retorikën: Zoti më thirri për të
Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duke folur me të rinjtë dje njoftoi shndërrime të tjera të muzeve në xhami, siç u bë me Shën Sofinë.

Erdogan theksoi se ai pati një thirrje nga zoti për të shndërruar Shën Sofinë në një xhami dhe në vullnetin e tij do të shndërrojë dhe shumë muze të tjerë.

"Zoti më thirri për të hapur Shën Sofinë, nëse do Zoti do të ketë më shumë si kjo. Sikur Sheshi Sulltan Ahmed të kishte një gjuhë dhe të fliste. Që në momentin e parë folëm për ditën kur do të hapnim Shën Sofinë. Zoti na thirri ta hapnim. Unë e falënderoj atë! A do të ketë më shumë si kjo? Nëse do Zoti, do të bëhet. Mjafton të jemi të bashkuar, të fortë, të fortë, të vëllazëruar dhe të gjithë së bashku të jemi Turqi”, tha ai.

Përveç kësaj, Erdogan iu kthye retorikës nxitëse, duke lëshuar kërcënime të reja ku u shpreh se pas humbjeve të një shekulli më parë po luftojnë të ngrihen sërish. Ai shtoi se nuk mund t'i kthejnë shpinën gjeografisë së zemrës së tyre dhe se nuk mund të lënë jashtë askënd që e kthen shikimin nga ata.

“Ajo që ne kërkojmë pas humbjeve të një shekulli më parë, të luftojmë për t'u ngritur sërish. Kur punojmë për të ngritur lart njerëzit tanë, nuk mund të lëmë jashtë asnjë njeri që i kthen sytë dhe zemrën drejt nesh. Ne nuk mund t'i kthejmë shpinën asgjëje dhe askujt në gjeografinë e zemrës sonë".-shtoi Erdogan.

Gati 1 shekull pasi u kthye në muze si simbol i Turqisë moderne dhe laike, godina historike e Shën Sofisë në Stamboll një vit më parë u shndërrua në xhami dhe hapi dyert per lutje nga besimtarët myslimanë.

rexhep taip erdogan shen sofia

Sondazh

Poll