Aktualitet

Grabitet "Benz"-i në Lushnjë, ‘maskat’ të armatosur nxjerrin me forcë pronarin. Makina gjendet në Vlorë

Ata e kanë nxjerrë me forcë nga makina, i kanë marrë mjetin dhe janë larguar.

10 Tetor 2022, 07:50 Nga F.M
Grabitet "Benz"-i në Lushnjë, ‘maskat’ të
Policia në Lushnje

LUSHNJE- Një automjet i llojit "Mercedes Benz" me targa "AA398AU" është grabitur me dhunë mesnatën e kaluar. Mjeti ishte parkuar në zonën e njohur si “Ppushimi i shoferit” në Lushnje në momentin që dy persona të maskuar janë afruar. 

Ata kanë nxjerrë me forcë nga makina pronarin Martino Peqini dhe më pas, kanë marrë mjetin dhe janë larguar. Mirëpo arratia e tyre nuk ka zgjatur shumë pasi gjurmët e mjetit janë pikasur në lagjen "Pavarësia" të Vlorës.

Grabitet "Benz"-i në Lushnjë, ‘maskat’ të
Pamje nga lagja ku u gjet mjeti

"Benz-i" ishte parkuar në lagje, e madje nuk i ishin ndryshuar as targat. Gabim ky që do t'u kushtojnë grabitësve të mjetit.

Martino Peqini, banor i fshatit Sopëz në Divjakë, nga verifikimet e para nuk rezulton të jetë person problematik dhe nuk ka asnjë precedentë penalë në dosjen e tij. Por ende nuk dihet se përse u zgjodh mjeti i tij për t'u grabitur dhe aq më tepër në një zonë të mbuluar me kamera sigurie të bizneseve.

Mjeti në fjalë mund të përdorej në ndonjë ngjarje kriminale, ashtu siç ndodh rëndom me makinat që vidhen. Por gjithsesi kapja e grabitësve do të zbardhë të gjithë ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnje.  Deri më tani, Policia nuk ka dalë në një njoftim për shtyp për të bërë me dije nëse janë identifikuar autorët e grabitjes dhe cila është lidhja e tyre me pronarin e mjetit, Peqinin. 

grabitje ne lushnje martino peqini

Sondazh

Poll