Aktualitet

'Miss'-i tregon historinë e shqiptares që ka ‘ngecur' si eskortë në Dubai: Ka humbur kontaktet me familjen

Vajza tha se pas komunikimit me vajzën që u nis drejt Dubait tregonte se ishte tmerruar pasi kishte mbetur në një rreth vicioz nga i cili nuk e dinte nëse do të dilte.

9 Tetor 2022, 21:47 Nga F.M
'Miss'-i tregon historinë e shqiptares që ka
Vajza

TIRANË- Një e re shqiptare ndodhet në Dubai e ka humbur kontaktet me familjen e saj. Historia e të resë u rrëfye nga një tjetër shqiptare, në studion e emisionit ‘Me Zemër të Hapur’. Një nga vajzat që kishte aplikuar për këtë punë pa e ditur të vërtetën pas skemës së agjensive deklaroi se edhe pse kishte një diplomë të shkollës së lartë u josh nga paga që ofrohej për punë si kamariere apo hostess.

Vajza e cila ishte kurorëzuar edhe Miss në një kompeticion në Turqi tregoi se atje u kërkohej të kishin trupa të gjatë, pa tatuazhe e pa deformime apo shenja dalluese. E reja tha se dyshimet e para lindën pasi ishte ajo që iu premtua ishte një shifër shumë e lartë Ajo foli po ashtu për të renë që ndoqi të njëjtën rrugë rekrutimi dhe tani ka humbur çdo kontakt me familjarët pasi është nisur për të punuar si kameriere.

Vajza tha se pas komunikimit me vajzën që u nis drejt Dubait tregonte se ishte tmerruar pasi kishte mbetur në një rreth vicioz nga i cili nuk e dinte nëse do të dilte. Sipas saj vajza që ka “ngecur” ka probleme me dokumentacionin pasi që të largohet duhet të bashkëpunojë me agjensinë që e dërgoi.

Rrëfimi:

 

shqiptaret ne dubai

Sondazh

Poll