Aktualitet

Po pastronte kallashnikovin, vetëplagoset 70-vjeçari në Shkodër (VD)

21 Gusht 2019, 11:10 Nga DOSJA
Po pastronte kallashnikovin, vetëplagoset 70-vjeçari në

SHKODËR- Një person i plagosur që u gjet në anë të rrugës nga kalimtar të rastit ka alarmuar Policinë e Shkdorës. Nga raportimet u raportuar se kishim të bënim me një plagosje, por mësohet se shtetasi Palok Dod Dodaj, 70 vjeç është vetplagosur në banesën e tij në Bushat.

Ai pasi u gjet në anë të rrugës është dërguar me urgjencë në spital dhe ka amrrë ndihmën e parë mjekësore. Deri tani mësohet se ai ka qenë duke pastruar armën e tij tim automatik dhe është vetplagosur. Ai është marrë në pyetje paraprakisht dhe ka sqaruar situatën.

Ende Policia e Shkodrës nuk është bërë i ditur versioni i saktë i kësaj ngjajre, por burime bëjmë me dije se kemi të bëjmë me vet plagosje.

NJOFTIMI I PLOTË

Më datë 21.08.2019, rreth orës 13.10, në oborrin e banesës dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi P.D., rreth 70 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur shteasi P.D. dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorit për sqarimin e plotë të rrethaneve të ngjarjes.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lin doda policia shkoder veteplagoset i moshuari lin doda policia shkoder veteplagoset i moshuari

Sondazh

Poll