Bota

SHBA: Vendimi i OPEC-ut dëmton ekonominë globale

Gjatë një interviste për gazetën Financial Times, që u botua të dielën, ajo tha se Uashingtoni është i shumë i shqetësuar për vendet në zhvillim dhe problemet me të cilat ata po përballen.

9 Tetor 2022, 16:01 Nga I.A
SHBA: Vendimi i OPEC-ut dëmton ekonominë globale
Janet Yellen

SHBA- Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen tha se vendimi organizatës së vendeve eksportuese të naftës OPEC+, për të ulur prodhimin e naftës ishte "i padobishëm dhe i pamatur" për ekonominë globale, veçanërisht për vendet në zhvillim.

Gjatë një interviste për gazetën Financial Times, që u botua të dielën, ajo tha se Uashingtoni është i shumë i shqetësuar për vendet në zhvillim dhe problemet me të cilat ata po përballen. Ajo kritikoi gjithashtu vendet aleate për vonesat në dërgimin e ndihmës financiare në Ukrainë.

"Ritmi i transferimit të parave në Ukrainë është shumë i ngadaltë", shtoi zonja Yellen, duke vënë në dukje se disa vende që kishin premtuar ndihmë nuk kishin arritur ta shpërndanin atë.

Marrë nga VOA

janet yellen opec

Sondazh

Poll