Sport

E bujshme, Vllaznia “rrëmben” dhe ish-sulmuesin e Palmeirasit

16 Gusht 2019, 13:14 Nga DOSJA
E bujshme, Vllaznia “rrëmben” dhe ish-sulmuesin e Palmeirasit

SHKODËR- Vllaznia vazhdon përforcimet në ekip dhe duket se merkato nuk ka përfunduar për shkodranët. Klubi kuqeblu ka firmosur një kontratë 1-vjeçare ditën e sotme me sulmuesin brazilian Emerson Brito dos Santos, i cili më parë ka luajtur për ekipin e Al Sibit në Oman.

Vllaznia duket se sulmin po ja beson 28-vjeçarit që më parë ka qenë dhe pjesë e ekipit të Palmeirasit.

Vllaznia bën një tjetër goditje ne merkato. Mesditën e sotme është firmosur kontratë me futbollistin brazilian Emerson Brito Dos Santos. Ai luan në pozicionin e sulmuesit të mirëfilltë dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa ekipe ne Brazil, mes te cilëve edhe me klubin e njohur te Palmeirasit, ndërkohë që sezonin e kaluar ka luajtur ne Oman. Emerson ka firmosur një kontrate njëvjeçare me klubin tonë, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Me ardhjen e këtij lojtari, skuadra merr edhe më shumë formë edhe në repartin e sulmit, por drejtuesit e klubit janë duke punuar edhe për përforcime të tjera”, shkruhej në njoftimin e klubit.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport klubi vllaznia sulmuesi emerson brito dos santos vllaznia firmos me emerson brito dos santos klubi vllaznia sulmuesi emerson brito dos santos vllaznia firmos me emerson brito dos santos

Sondazh

Poll