Aktualitet

Ndalimi i Endrit Dokles dhe arrestimi i Fatjon Muratit, Policia: Ishte aksion “blic”, me ta në mjet edhe Gentjan Reçi

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, gjatë një aksioni është kapur në kërkim Fatjon Murati 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy të tjerë, Endrit Doklen, 39 vjeç, dhe Gentjan Reçin, 39 vjeç.

8 Tetor 2022, 22:36 Nga k.m.
Ndalimi i Endrit Dokles dhe arrestimi i Fatjon Muratit, Policia: Ishte aksion
Pamje nga aksioni i sotëm

TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ndalimin e Endrit Dokles, një prej anëtarëve të bandës së Durrësit. Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, gjatë një aksioni është kapur në kërkim Fatjon Murati 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy të tjerë, Endrit Doklen, 39 vjeç, dhe Gentjan Reçin, 39 vjeç.

Fatjon Murati është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me Kristjan Gjini, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022. Ndërsa për shtetasit Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi, të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore. Deri më tani janë vetëm të ndaluar dhe po merren në pyetje, por nuk dihet nëse do të merren masa të tjera ndaj tyre.

NJOFTIMI I PLOTË

Tiranë

Në kuadër të kontrolleve "blic" për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja", të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç. Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit "Ruger", të zhvilluar me datë 12.07.2022. Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore.

endrit dokle shoqerohet endrit dokle

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2022, 20:53 k.m.

FNSH aksion ‘blic’ në Vlorë

Pamje nga aksioni në Vlorë VLORË- Dje ishin në Elbasan, sot Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në Vl...