Aktualitet

Kush është Fatjon Murati që u arrestua në makinë me Doklen, kërkohet për masakrën e në Fushë-Krujës

Emri i tij, Murati ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi akuzohej për armëmbajtje pa leje, por do të merrej në pyetje edhe për masakrën e Fushë Krujës, ku tre persona mbetën të vrarë, ndër to edhe Brilant Martinaj. 

8 Tetor 2022, 22:28 Nga k.m.
Kush është Fatjon Murati që u arrestua në makinë me
Pamje nga masakra e Fushë Krujës

TIRANË- Fatjon Murati, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme në një makinë me Endrit Doklen, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Emri i tij, Murati ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi akuzohej për armëmbajtje pa leje, por do të merrej në pyetje edhe për masakrën e Fushë Krujës, ku tre persona mbetën të vrarë, ndër to edhe Brilant Martinaj. 

Megjithatë edhe pse do merrej në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, prangat Muratit duket se i janë vënë për operacionin "Ruger", i cili u finalizua më korrik të këtij viti. Bëhet fjalë për një informacion që "shkatërroi" dy depo armësh në Tiranë, gjatë të cilit përfunduan në pranga Kristian Gjini dhe Franceska Kolgjegja.

PAMJE E OPERACIONIT "RUGER":


Në kuadër të operacionit, forcat “Shqiponja”, pas informacioneve të marra në rrugë operative vendosën që të ushtrohej kontroll në banesat e dy të rinjëve, ku është gjetur një arsenal armësh dhe municionesh por jo vetëm. Janë gjetur dhe sekuestruar: 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.

Të gjitha armët dhe municionet mbahen të fshehura në 2 banesa të ndryshme, të marra me qira Gjini, edhe pse në njërën banonte Kolgjegja. Të gjitha armët e gjetura janë dërguar në laboratorin e Policisë për të mësuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale, ndërsa gjithashtu po punohet për identifkimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Por duket se hetimet kanë përfunduar dhe janë gjetur lidhje edhe me Muratin. Edhe pse është e paqartë se cili është roli i tij, ka qenë furnitori i armëve? Apo ka përdorur ndonjë prej tyre për ndonjë ngjarje kriminale? Ky detaj është ende i pazbuluar nga Policia e Shtetit. 

masakra e fushe krujes fatjon murati shoqerohet endrit dokle

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2022, 20:53 k.m.

FNSH aksion ‘blic’ në Vlorë

Pamje nga aksioni në Vlorë VLORË- Dje ishin në Elbasan, sot Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në Vl...