Tiranë/ Shoqërohet në Polici Endrit Dokle, po lëvizte në mjet me të dyshuarin e masakrës së Fushë Krujës
Një prej personazheve më të rëndësishëm të bandës së Durrësit, Indrit (Endrit/Diti) Dokle është liruar me shumë bujë nga burgu më 14 janar të vitit 2020.
TIRANË- Shoqërohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Endrit Dokle. Ka pasur dyshime se ai qarkullonte në mjetin e tij me persona që kanë precedentë penale, ndaj edhe mjeti i tij është ndaluar për verifikim. U zbulua se me të po udhëtonte Fatjon Murati. Emri i këtij të fundit ishte në listën e 6 personave ishin kërkuar të merreshin në pyetje nga Prokuroria e Kurbinit, për masakrën e Fushë Krujës.
Në listë bënin pjesë: Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja; Endrit Dokle; Fatjon Murati dhe Gentjan Reçi. Po ashtu në listë për t’u marrë në pyetje ishin miqtë e Ramazan Rrajës, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi (Prendi).
Mirëpo, Policia nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, edhe pse deri më tani është bërë me dije se po merret në pyetje nga uniformat blu të kryeqytetit.
Një prej personazheve më të rëndësishëm të bandës së Durrësit, Endrit (Indrit/Diti) Dokle është liruar me shumë bujë nga burgu më 14 janar të vitit 2020. Ishte gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha, ajo që mori vendimin, të cilin e arsyetoi me raportet e mira që ishin nisur nga Drejtoria e Burgjeve dhe Shërbimi i Provës, por dhe se ai ishte penduar dhe tashmë i duhej të kujdeses për të atin që e kishte sëmurë. ‘Kapoja’ e bandës së Durrësit ka qenë i dënuar me burg përjetë por koha e dënimit, i është ulur me 25 vite.
Së fundmi, emri i tij është përmendur sërish, por kësaj here për zhdukjen e Ervis Martinajt. Për zhdukjen e biznesmenit të Dokle është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, duke u distancuar nga zhdukja e tij që daton që prej 9 gushtit.
Endrit Dokle është marrë në pyetje pasi Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që 'zbërtheu' vrasje të ndodhura që nga viti 2012, tha se Martinaj i kishte ofruar një çek të bardhë në këmbim të 'kokës' së kreut të fraksionit të Bandës së Durrësit. Kjo dëshmi bëri që Martinaj të futej në listën e të shumëkërkuarve nga operacioni "Plumbi i artë", por pas muajsh kontrolle, familja e denoncoi të zhdukur.
Sondazh
Ëndrra e të riut: Dua të kem një shtëpi bari në Angli, të bëj shumë lekë. E kam filluar hashashin 14 vjeç
I riu TIRANË- Ëndrra e një 20-vjeçari në Shqipëri është të hapë një shtëpi bari. Emisioni &ld...
FNSH aksion ‘blic’ në Vlorë
Pamje nga aksioni në Vlorë VLORË- Dje ishin në Elbasan, sot Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në Vl...
Frontex : Shqiptarët e parregullt në BE kryesojnë listën e “kthimeve me forcë” në vitin 2021
Foto ilustruese Migrantët shqiptarë me qëndrim të parregullt në vendet e Bashkimit Evropian renditen të shtatët në ...
Ankand në Londër për ndërtimin e Skavicës, Bechtel kërkon nënkontraktorë për HEC-in
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Agjencia "UK Export Finance" dhe Bechtel do t'u prezantojnë furnitorëve të regjistruar në Britani mund...
Plantacion kanabisi në një magazinë të braktisur, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali
Foto ilustruese ITALI- Karabinierët e Compagnia Roma Cassia arrestuan një 37-vjeçar shqiptar, me dosje të pastër, pasi akuz...
29 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
Foto ilustruese TIRANË- 29 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Të dhënat i ka bërë me dije Ministria e S...
María Roces, albanologia spanjolle rrëfen jetën e saj në Tiranë: Ne besuam në regjimin e Hoxhës... derisa mësuam shqip
María Roces María Roces ka një traumë shumë të madhe. Rezulton se ajo ishte "aq rehat" në Soto de Agues, në fs...
Britaniku vjedh çantën e shqiptarit në aeroportin e Rinasit, kapet nga Policia
Foto ilustruese RINAS- Një 47-vjeçar nga Anglia është vënë në hetim nga ana e Policisë së Shtetit, për ...
Përshtati lokalin për 'dyqan droge', ç'u zbulua nga aksioni në Fier. 3 në pranga, mijëra euro e kokainë
Pamje nga aksioni FIER- 3 persona në Fier janë arrestuar pas operacionit policor ‘Bashkëpunimi’, ku brenda një lokali u zbu...
Do i jepnin gjyqtares 200 mijë lekë për ulje dënimi, SPAK kontrollon pasurinë e të burgosurit
Zamira Vyshka TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, po zhvillon një hetim pasuror nda...