Bota

Krijuesit e vaksinës Pfizer: Pandemia, shumë larg fundit. Kush thotë ndryshe, gënjen!

Gjatë një interviste për “Boston Globe”, çifti theksoi se pandemia nuk ka mbaruar sepse variante të reja janë ende duke u shfaqur.

8 Tetor 2022, 20:02 Nga k.m.

 

Krijuesit e vaksinës Pfizer: Pandemia, shumë larg fundit. Kush
Özlem Tureci dhe Ugur Sahin

 

SHBA- Pfizer dhe BioNTech, dyshja që qëndron pas vaksinës më të përdorur në botë për COVID-19, dhe një nga produktet farmaceutike më të suksesshme të të gjitha kohërave, po zhvillojnë një treshe vaksinash të reja që mund të nxisin imunitet më të fortë, më të gjerë dhe më afatgjatë ndaj koronavirus.

Shefi ekzekutiv i BioNTech Dr. Ugur Sahin dhe shefi i mjekësisë Dr. Özlem Tureci - të dy bashkëshortë dhe drejtuesit e kompanisë gjermane të bioteknologjisë që bashkëpunuan me Pfizer për të zhvilluar vaksinën 'COVID-19 Comirnaty'. Gjatë një interviste për “Boston Globe”, çifti theksoi se pandemia nuk ka mbaruar sepse variante të reja janë ende duke u shfaqur.

“Ky virus do të qëndrojë me ne për shumë vite dhe ne jemi ende në fazën pandemike të këtij shpërthimi. Pra, të gjitha parashikimet se pandemia [së shpejti] do të përfundojë thjesht nuk janë të vërteta,”- tha Sahin.

Sipas “Boston Globe”, BioNTech ka arkëtuar rreth 21 miliardë dollarë nga shitja e vaksinave në vitin 2021 dhe mendohet të arkëtojë 15-20 miliardë të tjera gjatë vitit 2022. Edhe pse parashikimet për shitjet në vitin 2023 janë për ulje të numrit të dozave, BioNTech po dyfishon sasinë e prodhimit të vaksinës së re të përmirësuar.

Özlem tureci ugur sahin shba

Sondazh

Poll